E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji i Shenjte i Ramazanit

Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muca se bashku me urimet sjell edhe këshillat e tij per muajin e Ramazanit, nje obligim për çdo besimtar musliman. Ai flet edhe per ndërtimin e Xhamisë se re ne Tirane. 

I thyeu disi rregullat kur na dha doren, por pershendetja ishte ne baze te rregullave te islamit. 
Per kreun e Komunitetit Mysliman agjerimi  eshte obligim per çdo besimtar edhe pse ne dite te nxehta vere sipas tij është krejtësisht e përballueshme. 
Thote se ka lehtesime per te semuret apo te moshuarit, ekziston gjithnje nje menyre per te qene te devotshem para Zotit  edhe nese nuk mundesh te mbash agjerim. Ndërsa nuk kursen keshillat per personat e moshes se trete . 

Myslimanet kane mbajtur agjërim edhe vite me pare, ndersa i vijne ne mend disa kujtime nga koha e komunizmit ku besimtarët rrezikonin shume . 
Haxhi Selim Muca  nuk nguroi te tregonte dhe per xhamine e re, projekti i se cilës ka perfunduar dhe se  punimet per ndertimin e saj pritet te fillojne se shpejti. 
Ne fund Muça uroi te gjithe besimtaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›