E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alket Rizai i njohur per arratisje nga burgjet greke

I burgosuri më i famshëm i Greqisë, shqiptari Alket Rizai përgënjeshtron publikimet e shtypit grek, sipas të cilave ai është lideri i të arratisurve nga burgu i Trikalas. Ai deklaron per nje faqe elektronike greke se nuk njeh askënd prej të arratisurve dhe se asnjëherë nuk ka rastisur në të njëjtin burg me ata. Në ligjëratë të drejtë Rizai citohet te kete thene: “Nuk kam asnjë lidhje me të arratisurit nga burgu i Trikalas. Duhet më në fund të më lënë të qetë. Në finale, do të më detyrojnë të bëj gjëra që as që do të duan t’i mendojnë. Sa herë gjendet diçka në afërsi të burgjeve ku ndodhem unë, përnjëherë m’i faturojnë dhe më akuzojnë. Boll më. Le të kërkojnë dhe në telefonatat e mia, përderisa i përgjojnë ata. As për sëmundjen time nuk më besuan. Kush të dojë le të pyesë mjekët”. I pyetur për lidhjet e mundshme me Marjan Kolën, që sillet si kreu i grupit të shqiptareve të arratisur nga burgjet, Alket Rizai përsërit se nuk e njeh fare por nga ana tjetër hedh poshtë edhe akuzat që i bëhen bashkatdhetarit të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›