E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes dy personave në Tiranë, një i plagosur me mjete të forta

ambulanca-4Tiranë- Si pasojë e një sherri mes dy familjeve në Tiranë, ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Princ Vidi, ku Bajram Muka ka qëlluar me mjete të forta shtetasin Kujtim Lleshi duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Më pas ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të familjes së autorit, por fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.

Lleshi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›