E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muajin e ardhshëm, propozime të reja për emrin

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic pritet që gjatë muajit mars të propozojë një pako të re për zgjidhjen e kontestit të emrit.
 

Paralajmërimi i tillë është bërë nga burime qeveritare në Shkup, të cilët theksojnë se zgjidhja e emrit po ndiqet nën hije nga SHBA-të, të cilët kanë insistuar zgjidhjen e shpejt të kontestit të emrit.

“Administrata amerikane është e interesuar për zgjidhjen e shpejte të këtij kontesti, dhe se ajo do të vazhdojë mbështetjen në këtë proces, ndersa gjithçka pritet të perfundoje gjatë muajit të ardhshëm, pasi nuk dihen detaje të qarta nga takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski me nënpresidentin Joe Biden dhe sekretaren amerikane Hillary Clinton”, theksojnë burime pranë qeverisë.
 

Në fillim të këtij muaji, ndërmjetësi i OKB-së për emrin, diplomati amerikan Nimic u takua me palët negociatore nga Shkupi dhe Athina, por ky takim ishte vetëm i karakterit informativ për njohjen e qëndrimeve të fundit të të dyja palëve, pas një pushimi të gjatë të proçesit.
 

Nimic më 24 shkurt do të vijojë punën e tij intensive në zgjidhjen e kontestit dhe se ai do të shqyrtojë një pako drejt zgjidhjes e cila do ti ofrohet Shkupit dhe Athinës për kompromis.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›