PD, koncert festiv, në përkujtim të 20-vjetorit të shembjes së komunizmit

Dy ditë nga Demonstrata e PS-së kundër qeverisë, kryeqyteti sot është i tejmbushur nga simpatizantë të cilët me flamunj nëpër duar po presin momentet e para të këtij koncerti festiv.
Ky miting festiv, oganizuar nga maxhoranca realizohet në kuadër të përkujtimit të 20-vjetorit të shembjes së bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991.
20 vjet më parë, pikerisht në datën 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë në Sheshin Skënderbej, rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha duke mbyllur një kapitull të gjatë te historisë, pothuajse gjysmë shekullore.
“20 vjet demokraci”, kjo është motoja e festimeve që ka organizuar qeveria pikërisht në datën 20 shkurt ku qytetaret me pjesemarjen e tyre do të festojne këtë datë të shënuar.