E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak: Kalimi paqësor i pushtetit

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i është adresuar kombit me një fjalim qe filloi para pak minutash, dhe po vijon ende. Mubarak tha se mund te fillojë transferimi paqësor i pushtetit, gjatë së cilit parashikohet që ai të japë dorëheqjen.
 

“Premtoj se do të ndëshkohen ata që kanë vrarë dhe ndëshkuar protestuesit. Nuk do të dëgjojë urdhërat që më vijnë nga jashtë. Një transferim pushteti do të bëhet paqësisht nga tani deri në muajin shtator” tha Mubarak .
 

“Janë bërë gabime dhe unë jam i pari që e pranoj këtë. Kjo qeveri po punon intensivisht për t’i ndrequr këto probleme. Unë jam shumë krenar për të rinjvë e vendit tim, për këtë brez të ri egjiptianësh që kërkojnë demokraci të plotë".

Kjo do të thotë se Mubarak do të qëndroj deri në zgjedhjet e shtatorit ne pushtet. Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka deklaruar se një pjesë të pushtetit po ja kalonë zëvendësit.

 Megjithatë, lidera të opozitës janë thellësisht të shqetësuar se pas dorëheqjes së mundshme fshihet ushtria dhe që mund të jetë një klikë gjeneralësh ajo që do të marrë pushtetin, në atë që do të ishte një grusht paqësor shteti.
 

Por, drejtori i CIA-s pranoi se nuk e dinë me siguri se çfarë skenari po ndiqet në vendin me 84 milion banorë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›