E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi: Nuk ka duel personal me Ronaldon

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi thotë se nuk ka rivalitet personal  mes tij dhe yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Të dy lojtarët kanë shënuar nga 24 gola në La Liga deri tani këtë sezon dhe të mërkurën mbrëma, Messi dhe Ronaldo u përplasën edhe njëherë, kësaj here në miqësoren ndërkombëtare në mes të Argjentinës dhe Portugalisë, ku po të dy shënuan nga një gol.

“Nuk ishte një ndeshje në mes të Barcelonës dhe Real Madridit ose mes Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ne nuk garojmë me njëri tjetrin për të parë se kush është lojtar më i mirë, ne bëjmë këtë për të ndihmuar ekipet tona”.

“Unë kërkova të luaj 90 minuta sonte dhe meqë normalisht i marr penaltitë, bëra kështu. Më është kërkuar të luaj pak a shumë siç luaj te Barcelona, një lloj numri nëntë të rremë, lehtësisht prapa sulmit”, ka thënë Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›