E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak me probleme shëndetësore

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, është ne përkeqësim te vazhdueshëm. Një fakt i tille është bere i ditur nga një gazete saudite, e cituar nga britanikja ?The Gurdian?. Sipas te njëjtave burime, Mubarak vazhdon te qëndrojë ne një rezort ne Sharm El ?Sheik dhe refuzon te largohet nga Egjipti. Ndërkohë, për sa i përket zhvillimeve politike ne vend, ushtria ka urdhëruar ngritjen e një komisioni për te përgatitur ndryshimet e nevojshme kushtetuese brenda dhjete ditësh, duke shtuar spekulimet për një përfshirje te mundshme te islamisteve te ?Vëllazërisë myslimane? ne qeverinë e ardhshme te Egjiptit. Grupi i ndaluar për shume vite nga pushteti ka deklaruar se do te formoje një parti politike sapo te vendoset demokracia, por ne anën tjetër ka premtuar se nuk do te paraqesë një kandidat për president. Situata ne Egjipt vijon te jete e qete pa revolucionit 18-ditor qe rrezoi nga pushteti Mubarakun.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›