E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ?blindon? Tiranën

Forca te shumta te rendit janë angazhuar nga policia e Tiranës për te siguruar mbarëvajtjen e protestës se opozitës pasditen e 18 shkurtit. Ashtu si edhe ne tubimet e mëparshme ne ndihme te forcave te rendit janë vene edhe efektive te policisë rrugore te ndërhyrjes se shpejte si dhe te gardës se republikës. Qe ne orët e para te ditës janë marre ne ruajtje institucionet e rëndësishme shtetërore ndërsa ne çdo kryqëzim janë vendosur efektive te policisë rrugore dhe te rendit. Burime nga policia e Tiranës kane bere te ditur se e gjithë protesta do te filmohet nga kamera te vendosura ne pikat kyçe nga është njoftuar se do te nise tubimi. Kërkesa për zhvillimin e protestës i është dërguar policisë një dite me pare ndërsa një tjetër letër është paraqitur ditën e sotme për te lejuar vendosjen e një podiumi nga pritet te flasin politikane dhe qytetare. Te njëjtat burime sqarojnë se partia socialiste ka kërkuar rreth katër ore leje për zhvillim e protestës qe do te nise rreth ne orën 16:00.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?MCinMXnuqgI","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›