Mubarak shtrohet ne spital

Në Egjipt prokuroria e përgjithshme ka urdhëruar që ish presidenti i vendit Hosni Mubarak të transferohet në një spital ushtarak. Ish presidenti qëndronte në klinikën e burgut, por pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, mjekët kanë kërkuar që ai të transferohet. Por për publikun nuk janë bërë të qartë arsyet e vërteta të transferimit në spitalin që ndodhet në periferi të Kajros. Mubarak i cili udhëhoqi vendin për tre dekada, u largua pas protestave të shkurtit 2011. në qershor ai u dënua me burgim të përjetshëm pas shpalljes fajtor për vrasjen e protestuesve. Një muaj që nga vuajtja e dënimit ai u transferua në spitalin e burgut.