Rusi mazoleumi i Leninit do te riparohet

Mazoleumi i Leninit është mbuluar dhe është mbyllur për publikun për riparime. Ndërkohë që Moska është ndarë në dy pjesë për faktin nëse lideri i parë sovjetik duhet të varroset apo jo.
Varri i tij i cili mbetet një destinacion shumë i preferuar nga turistët do të qëndrojë i mbyllur edhe katër muaj për vizitorët. Kohë gjatë së cilës mediat ruse bëjnë të ditur se trupi i i liderit revolucionar nuk do të zhvendoset.
E nëse shumë persona mendojnë se tashmë është koha që ai të barroset, ka dhe nga ata që dëshirojnë që mazoleumi të mbetet i pandryshuar.
Babai i bolshevizmit është varrosur atje në vitin 1924, dhe vendi është pikërisht ai ku liderë rusë vështrojnë paradat ushtarake në shesh, ku dhe organizohen koncerte.
Në një sondazh të vitit 2011, 69 për qind e të anketuarëve mendonin se ishte koha që eshtrat e Leninit duhet të varrosen pranë nënës së tij në Shën Petërsburg.
Për momentin, pavarësisht debateve nuk është ndërmarrë asnjë nismë ligjore nga duma ruse për zhvendosjen e varrit.