Berisha Mediat perbejne pluralitetin me te madh ne vend
Në respektim të traditës, edhe këtë fundvit, Kryeministri Berisha rezervoi një pritje të veçantë për median, duke shkëmbyer me ta urimet më të mira për vitin që vjen.
Në fjalën përshëndetëse, kreu i ekzekutivit u ndal i mëshoi me forcë faktit se mediat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqëri, si pasuria më e madhe e vendit.
“Mediat kanë një kontribut të jashtëzakonshëm. Roli juaj i pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare. Sollët pluralitetin më të fuqishëm të vendit. Ky pluralitet vlerë kolosale për lirinë e shqiptarëve, ndaj ju falënderoj me shumë mirënjohje për rolin tuaj”, vuri në dukje Berisha.
Por në këtë përshëndetje të fundit për këtë vit me gazetarët, kreu i mazhorancës u ndal dhe në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë në kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
“Këtë vit shqiptarët kremtuan 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo ishte lëvizja festive popullore më e madhja në historinë kombëtare. Lëvizja ishte një vërshim i papërmbajtur i ndjenjave të dashurisë, respektit, atdhetarisë së shqiptarëve në të katër anët e botës. Ajo lëvizje e tërë ishte në shenjë bashkimi. Ajo ka leksionin e madh se shqiptarët nuk duhet të pushojnë kurrë për të ndërtuar dhe realizuar idealin e tyre me suprem atë të bashkimit kombëtar”, nënvizoi Berisha.
Por e parë dhe e sqaruar në këtë këndvështrim, shefi i qeverisë apeloi që askush nuk duhet të trembet nga nacionalizmi shqiptar.
“Nacionalizmi shqiptar ishte nacionalizmi më qytetar dhe i frymëzuar nga vlerat e lirisë, dhe do të ishte e pafalshme që për shkak të barbarive të nacionalizmave të tjerë të vendosnin në një shtrat nacionalizmin shqiptar, të bazuar mbi kulturën e gjuhën, me të tjerët. U ndala në këtë çështje sepse mediat kanë dhënë një kontribut të madh këtë vit me shkrime e analiza, me qëmtimin e të vërtetave historike, për të cilat ky popull ka pasur shumë nevojë. Ndaj dhe kam besim të madhe se ky proces i bashkimit me njëri tjetrin dhe Evropën do te këtë promotor te fuqishëm mediat shqiptare. Procesi i Bashkimit Europian përbën mrekullinë me te madhe te te gjitha kohërave. E domosdoshme është të përcaktojmë dhe standartet e tjera të cilat bëjnë të mundur që shqiptarët të ndjehen një, kudo ku ndodhen”, deklaroi Berisha.