Muca Zbardhen dy vrasje te 2010-es autori ne pranga
Vrasjet e ndodhura afro një vit më parë janë zbardhur nga Policia e Tiranës dhe kanë arrestuar autorin e ngjarjes. Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça ka deklaruar se është arrestuar 19-vjeçari Jurgen Kule nga Libofsha e Fierit.
Sipas tij, 19-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin E.I i cili ka vdekur para një muaji pasi ka konsumuar një sasi fostoksinë kanë vrarë në fillim takstin Urim Bregu nga Kavaja duke i vjedhur atij edhe automjetin.
Më pas grabitësit janë ndaluar në një pikë karburanti në fshatin Plug në Lushnje ku edhe kanë vrarë 53-vjeçarin Petraq Mihali, roje në këtë karburant.
Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit iu gjet edhe një pistoletë dhe 5 copë fishekë që është përdorur nga autorët për vrasjen e dy personave.