Tre nga te plagosurit e Bulqizes mjeket Po ndiqen ne terapi intensive
Tre të plagosurit gjatë shpërthimit në minierën e Bulqizës, të transportuar për ndihme më të specializuar mjekësore në Spitalin Ushtarak janë zhvendosur nga ky spital dhe po mbahen në terapi intensive në Spitalin Amerikan në Tiranë.
Në gjendje më të rëndë, paraqitet Basri Toska, i cili gjatë shpërthimit ka pësuar dëmtime në kokë, por meqë mjekët nuk vënë re dëmtime të mëdha të trurit gjë që i bën ata optimistë për normalizimin e shpejtë të shëndetit të tij.
Ndërsa Hajri Koçi, megjithëse ka marrë plagë të rënda në zonën e legenit dhe në brinjë, paraqet gjendje më të mirë shëndetësore pasi është i ndërgjegjshëm dhe arrin të komunikojë.
Vetëm një ditë më parë, të dy të plagosurit iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin ushtarak.
Ndërkohë që mjekët thonë se edhe gjendja shëndetësore e Zaim Përkolajt është e stabilizuar pas operacionit në shpatullën e majtë.