E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Pajtimit Mbarekombetar Jo dokumenta te falsifikuara per azil

“Ne nuk kemi lëshuar dokumenta të falsifikuar me qëllim që persona të ndryshëm të përfitojnë azil politik në vendet e BE-së”.

Shprehet kështu sekretari i shoqatës së “Pajtimit Mbarëkombëtar” Nikollë Shullani, në përgjigje të deklaratës së përfaqësuesit të Zyrës së Emigracionit në Mbretërinë Belge.

Shullani sqaron se si shoqatat janë bazuar vetëm në dokumentat që janë të vërtetuara nga pushteti vendor, i cili ka sqaruar se këta persona kanë probleme hasmërie.

Fredyy Roosemont, Drejtor i Përgjithshëm i Imigracionit dhe Azilit në Belgjike i cili zhvilloi një vizitë në Shkodër me një delegacion të Ministrisë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, u shpreh se situata është alarmante.

Vetëm në 14-ditëshin e parë të tetorit janë 161 azil - kërkues nga Shqipëria në Belgjike, ndërsa gjatë ditës së hënë kanë rezultuar 50 azil kërkues.

Shifrat janë edhe më tronditëse kur 60 % e azil kërkuesve rezultojnë nga Shkodran, 20% Tirana, 20% Kukës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›