E Diel, 1 Nëntor 2026

Muçollari: Heroina, kanabis e ekstazi drogat më të përdorura

Genci Muçollari, drejtor i shoqatës "Aksion Plus", i ftuar në Ora News tha se ka 50 mijë persona që përdorin drogë në Shqipëri, nga ku 7 mijë prej tyre duan kurim të menjëhershëm. Sipas tij, numri më i madh i të prekurve nga fenomeni i drogës është Tirana. Muçollari tha se mosha e re, ajo 12-14 vjeç përdor marijuanë. Drejtori i shoqatës "Aksion Plus", theksoi se mënyra më e përhapur e marrjes së drogës është tymosja, djegia ose injektimi. Ai tha se është tepër e vështirë lufta me drogën për të gjithë personat që krijojnë varësi ndaj saj. Sipas tij, drogat më të përdorura në vendin tonë janë heroina, kanabis dhe ekstazi.
Muçollari tha se metadoni është një mjekim shumë i mirë ndaj drogës, pasi është një kurë afatgjatë që mund të zgjasë nga 3-9 muaj. Drejtori i shoqatës "Aksion Plus", tha se janë hapur edhe dy degë të tjera të kësaj shoqatë në Shkodër dhe në Korçë. Muçollari nënvizoi se me terapi mundësia për të hequr dorë nga droga është shumë e lartë. "Me terapi shanset që një njeri të lërë drogën janë shumë të larta", përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›