Peru/ Protesta kundër qeverisë, nuk rindërtoi qytetin pas tërmetit
Qindra protestues bllokuan autostradën kryesore në Peru, duke e quajtur qeverinë e Presidentit Alan Garcia të korruptuar për dështimin në rindërtimin e qytetit të Pisco në dy vjet, që kur ai u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm.
Protestuesit dogjën goma dhe bllokuan trafikun në autostradën pan-amerikane në Pisco, i cili ndodhet 25 kilometra larg kryeqytetit peruan Lima. Disa prej manifestuesve përdorën shkopinjë për të shtyrë mbrapa policinë, të tjerë kërcenin dhe valëvisnin flamurin peruan. Nuk u raportuan viktima.
Garcia, popullariteti i të cilit është në rreth 27 %, premtoi masa për rindërtimin e shpejtë të vendit, pasi tërmeti i fuqishëm me magnitudë 8 u mori jetën më shumë se 500 personave dhe shkatërroi të paktën 37 mijë banesa.
Por dy vjet më vonë, shumë nga viktimat e prekura nga tërmeti janë duke jetuar në kasolle dhe disa në tendat e qyteteve. Ata thanë se fondet prej miliona dollarë për rindërtimin nuk kanë arritur asnjëherë, duke qënë të ndarë apo të humbur në butokracitë joefikase.
Garcia nuk mund të kandidojë për postin në zgjedhjet e ardhshme të 2011 dhe kandidatët nga politikat e së majtës dhe të djathtës janë duke pozicionuar veten e tyre për të përfituar nga pakënaqësia e përhapur mbi presidentin dhe partinë e tij " APRA".
Me pasojat e krizës globale dhe në Peru, Garcia, një i preferuar nga investitorët e huaj për shkak të politikave të tij pro-biznesit, është vënë nën një presion në rritje nga vendasit.
Shumë votues thonë se ai nuk ka bërë aq sa duhet për të luftuar varfërinë në një vend në të cilin 1/3 e popullsisë është e varfër.