E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mugabe është diktator i çmendur

Nju Jork -Një ekspert i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, e ka konsideruar presidentin e Zimbabves, Robert Mugabe si një "diktator i çmendur" që ka humbur lidhjet me realitetin. E vetmja mënyrë që ekziston për largimin e Mugabes nga detyra është që Evropa ta bindë "mbështetësen e tij të fuqishme Afrikën e Jugut" të tërheqë mbështetjen ndaj tij, deklaroi për radion "Swiss" Jean Ziegler, këshilltar i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut(UNHCR).

“Mugabe është një ish-hero i luftës për çlirim, i cili ka humbur lidhjet me realitetin dhe është shndërruar në një diktator të çmendur", deklaroi Ziegler.

"Aktet e tmerrshme dhe barbarizmat që ndodhin në ditët e sotme në Zimbabve janë të patolerueshme", theksoi ai. Katër ekspertë të tjerë të Kombeve të Bashkuara kanë deklaruar se autoritetet në Zimbabve nuk janë në gjnedje të vënë në kontroll situatën pasi një epidemi kolere ka shkaktuar më tepër se 1 100 të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›