E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti palestinez Abas kërkon mbështetjen e Rusisë

Moskë-Presidenti i Palestinës Mahmud Abas, ndodhet për vizitë sot në Moskë, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e Rusisë për vazhdimin e bisedimeve me Izraelin, i bëri të ditur AFP-së negociatori palestinez, Saeb Erakat. Abas pritet të takohet me presidentin Dmitri Medvedev si dhe me ministrin e Jashtëm Serguei Lavrov.

"Gjatë bisedimeve, Abas do të këmbëngulë në nevojën për t'i dhënë fund kolonizimit izraelit dhe për të penguar kthimin në pikën e nisjes të bisedimeve izraelito-palestieneze", shpjegoi Saeb Erakat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›