Dosjet, Berisha i vendosur
Tiranë - Përkundër të kërkesës së ndërkombëtarëve për shtyrjen e seancës për miratimin e projektligjit për hapjen e dosjeve, kryeministri Sali Berisha është shprehur edhe një herë tjetër i vendosur për miratimin e një ligji të tillë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha theksoi se Shqipëria është një vendi i lirë, ndaj shoqëria sipas tij, duhet të dënojë barbarizmat.
“Sot votojmë ligjin për dosjet”-deklaroi kreu i qeverisë para pak minutash, duke shprehur bindjen se ligji në fjalë ishte sipas standardeve. “Nuk bëjmë hapa jashtë standardeve”-theksoi më tej, Berisha.
Duket se aktualiteti politikë shqiptar është përfshirë në një “luftë” deklaratash dhe kundër deklaratash. Nga njëra anë, OSBE/ODHIR dhe ambasade amerikane, shpërehen kundër miratimit të këtij projektligji, dhe nga ana tjetër mazhoranca përkundër kësaj ideje, shprehet e vendosur për çuarjen dhe votimin në Parlament të projektligjit të lustracionit.