E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhabeti ne supermarket dhe exit polls

Bleva ne mbremje gjesende ne supermarketin e mehalles dhe isha deshmitar (ose me mire te them pergjues) i nje bisede midis dy bleresve, qytetare te thjeshte qe blejne buken rruges prej punes deri ne shtepi, ku i presin harambashet rreth tavolines se drekes.

Diskutonin zgjedhjet. Dhe, te dy, parashikueshem, ishin demokrate te flakte. Njeri fillimisht shprehte friken se "te huajt mund t'i vjedhin zgjedhjet sepse preferojne Edin per t'i dobesuar shqiptaret".

Teoria konspirative me intrigoi, por pergjigja e bashkebiseduesit ishte edhe me shokuese: "E vertete eshte - Rama do ta sabotoje rrugen per ne Kosove, sepse greket e kane paguar te nderton autostrade kah Greqia per ta shpetuar ekonomine greke".

Tjetri u pajtua dhe u kap per "Gani Bobin" duke thene se nese votat dalin ndryshe, kjo eshte deshmi qe ka pasur loje te ndyre nga "te huajt".

Eshte anekdote kjo e cila assesi nuk mat saktesisht sentimentin e kosovareve rreth zgjedhjeve ne Shqiperi, por e permenda per te nenvizuar dy te verteta rreth zgjedhjeve ne Shqiperi.

Berisha dhe Rama pardje papritmas u treguan si politikanet me te pjekur ne skenen politike shqiptare andej e kendej kufijve. Te dy shpallen demokracine dhe Shqiperine fituese.

Ju besova sinqerisht porosive tyre, sepse jam i bindur qe te dy jane dedikuar pikesepari Shqiperise dhe Shqiperise ne Europe.

Doktori ka bere hata dhe ka treguar lidership te pathyeshem ne lancim dhe perfundim rekord te nje projekti historikisht te rendesishem. Ka drejtuar ekonomine e Shqiperise drejt ujerave me stabile dhe, duke u plakur, eshte moderuar pakez ne menyren e udheheqjes.

Edi ka bere hata ne menaxhim, rindertim dhe zbukurim te qytetit te Tiranes. Qytetet shqiptare, kudo qe jane, lengojne nga menaxhimi i keq, peisazh urban estetikisht te gerditshem dhe kolaps ne ofrim te sherbimeve qytetareve, prej Ulqinit e deri tek Prishtina, e tutje ne Tetove. Edi deshmoi se kur ekziston deshira e vertete, gjenden edhe resurset per te implementuar zhvillimin pozitiv te nje qyteti.

Qe te dy jane miq te deshmuar te Kosoves.

Kam nje anim te lehte kah Edi, thjesht per shkak te bindjes se Berisha i pat boll 20 vjet dhe se duhet vene kapakun nje epoke te historise politike tek shqiptaret.

Tek shkruaj keta rreshta, ende nuk dihet perfundimisht dhe pa medyshje se cili koalicion do te marre shumicen.

Doli qe Shqiperia qenka e perpjesetuar ne dyshe gati te barabarte. Tek votat anohet lehte tek e majta, tek mandatet tek e djathta. Ndoshta kur i lexoni keta rreshta, fituesit tashme do te dihen.

Por, nga situata e krijuar - duhet nxjerre edhe nje vertete e dyte.

Exit polls, ose sondazhet e castit pas votimit, kur anketuesit pyesin votuesit se per kend do kane votuar.

Ne Shqiperi, qe te tre exit polls paralajmeruan fitore relativisht te bindshme per te djathtet. Shkelzen Maliqi gjithmone i kujdesshem dhe pollsterat e tjere ishin nen presion te mediave te shpallin fituesin. Ne nje moment, kumtoi se koalicioni i djathte do te fitoje 76 mandate, dhe se per kete eshte "98% i sigurt".

Ky eshte dallimi me i madh midis sondazheve dhe numerimit te vertete te votave.

Exit polls per mediat dhe politikofilet jane dhurate nga Zoti. Mbushin oret e programit dhe rrisin shikueshmeri.

Exit polls jo vec qe mund te parashikojne saktesisht rezultatet, ato shpesh perdoren per t'i verifikuar rezultatet.

Lexova nje studim te Penn University per exit polls, dhe aty thuhet se Meksiko ka filluar reformimin e demokracise mu me futjen ne agjende elektorale edhe exit pollsat, gje qe ka krijuar kushtet per gare te paster (dhe humbjen e pare te partise ne pushtet pas 70 vjeteve). Ne Gjeorgji e Ukraine, exit pollsat sinjalizuan fitore te qarte te opozites, dhe kur pushteti pro-rus ne te dy shtetet u mundua t'i vjedhe zgjedhjet, qe te dy shtetet perjetuan kryengritje demokratike qe sollen ne pushtet forcat pro-perendimore.

Ne anen tjeter, e kujtojme rastin e John Kerryt, kandidatit fatkeq i demokrateve amerikane ne zgjedhjet presidenciale te 2004. Qe te 4 stacionet kombetare televizive ne Amerike parashikuan fitore te Kerryt, bazuar ne te dhenat e exit polls, edhe pse numerimi i votave deshmoi per nje fitore befasisht te lehte te George Bush Te Riut.

Diskrepanca ne ate rast shpesh ka qene e cuditshme. Ne shtetet si New Hampshire, CNN ka pasur margjine te gabimit prej 13% ne mes te sondazhit dhe rezultatit perfundimtar.

Shpjegimet per kete diskrepance statistikore jane te shumta. Shume te anketuar, thjesht, rrejne kur pergjigjen se per ke kane votuar, dhe ate kryesisht duke favorizuar partine ne pushtet. Motivi eshte vete-censura normale dhe krejtesisht njerezore qe e ben njeriun te kujdesshem ndaj kujtdo qe eshte ne pushtet. Kujtojme se ne Fier nje i ri u plagos pasi qe u pergjigj ne nje ankete te exit polls, per shkak se disa te tjereve nuk u kishte pelqyer pergjigja e tij.

Ka edhe shpjegime tjera, krejtesisht ne domenin e shkences se statistikes, ku shpjegohen diskrepancat e ndryshme dhe sjelljet e anketuesve dhe te anketuarve qe mund te shkaktojne levizje te lehta, por domethenese ne sondazhe.

Sido qe te jete, mbetem fan i exit polls. Me duken si mjet i mire per te edukuar qytetaret per menyren se si funksionon demokracia. I ben politikanet te vetedijshem per luften precize per vota te ndara ne rajone, gjini dhe grupmosha.

Nese behen nga profesioniste dhe me qellime te mira, exit polls mbeten si mjete me te mira per mbrojtje te demokracise. Kushdo qe do te donte te vjedhe vota, duhet te beje hesap se ka nje lojtar ne sistem qe mund ta pergenjeshtroje hajnin.

Fare ne fund, zgjedhjet ne Shqiperi, me exit polls, numerime publike me kamera, proces transparent dhe te percjellshem, duhet patjeter te sherbeje si model per kosovaret dhe zgjedhjet tona ne nentor 2009.

Shoqeria civile duhet te organizohet dhe te avokoje fuqishem tek Komisioni Qendror Zgjedhor dhe aktoret vendas dhe nderkombetare, qe sistemi te jete i hapur per publikun, i dokumentuar me kamera (qe tashme eshte kerkese zyrtare e AKR'se) dhe i paster si loti.

Kur viti te perfundoje, mund te themi se per here te pare shqiptaret ishin ne gjendje te menaxhojne demokracine, ta percjellin me sondazhe dhe debate, duke lene edhe humbesit te kenaqur me mbarevajtje te zgjedhjeve.

Marre nga "Express"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›