E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parate e "pista", klientet e dyshuar

Per te pasur nje sistem sa me efektiv te parandalimit te pastrimit te parave, Banka e Shqiperise ka miratuar nje rregullore qe orienton bankat se cilet kliente dhe cilat transaksione, "pastrojne" para me se shumti. Keshtu sipas rregullave te reja te bera publike nga Banka e Shqiperise, klasifikimi i klienteve sipas rrezikut behet duke gjykuar mbi mundesine qe subjekti te perdoret nga klienti me qellimin e pastrimit te parave ose financimit te terrorizmit. Ne nje rast tjeter klienti mund te tentoje te perdore biznesin e tij ligjor me qellim qe te perzieje parate e paligjshme me te ardhurat e ligjshme. Keshtu Banka e Shqiperise orienton bankat e nivelit te dyte te raportojne per transaksione, te cilat duke gjykuar mbi subjektin qe kerkon t'i kryeje, shfaqen me nje vlere jo te zakonte ose ekonomikisht te pajustifikueshme. Po keshtu rekomandohet te kontrollohen transaksione te se njejtes natyre, te perseritura prane te njejtes dege ose te njejtes agjenci, ne menyre te tille, qe te bejne te dyshosh per qellime te paligjshme. Sipas Bankes se Shqiperise duhet te raportohen, transaksione te kryera vazhdimisht ne emer te te treteve, qe nuk shfaqen asnjehere personalisht ne banke, kur kjo nuk rrjedh nga kerkesa operative ose organizative evidente te klientit, vecanerisht kur jepen justifikime qe nuk mund te vertetohen. Gjithashtu bankat duhet te raportojne transaksione per te cilat te dhenat jane ne menyre te dukshme te pasakta ose te paplota, ose te tilla qe te bejne te dyshosh se synojne te fshehin me dashje informacione thelbesore, ne vecanti qe u perkasin subjekteve te interesuara per operacionin. Po keshtu duhet te raportohen transaksione me personat e lidhur me banken, te cilat jane te pajustifikuara dhe jashte natyres se biznesit apo te pazakonta. Banka e Shqiperise ka percaktuar ne rregulloren e saj qe te kontrollohen me me hollesi transaksione komplekse, te pazakonta dhe ne shuma te medha. Transaksione per subjekte te huaja ne vende me parajse bankare ose financiare, nga vende qe lejojne celjen e llogarive anonime ose qe legjislacioni i te cilave nuk konsideron dhe klasifikon si veper penale pastrimin e parave, vepren penale nga e cila kane rrjedhur parate ose pasurite. Gjithashtu duhet pasur kujdes sipas BSH-se, transaksionet me shoqeri te njohura si "Off shore", transaksionet me kompani e persona te perfshire ne skandale financiare ose ne krime te tjera te renda.

Kategorite e klienteve, qe dyshohen per "pastrim" parash

Personat e ekspozuar politikisht;

Organizatat jofitimprurese (OJF);

Klientet off shore;

Klientet jo rezidente;

Kazinote / Lojerat e fatit;

Zyrat e kembimeve valutore;

Trustet;

Shoqerite qe merren me import/eksport;

Personat fizike tregtare;

Tregtare floriri dhe metalesh te cmuara;

Nepunes;

Pensioniste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›