E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Galak: Zgjedhje pozitive

INTERVISTA/ Bashkimi Evropian e ka vleresuar procesin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi si pozitiv. Cristina Gallack (Kristina Galak), zedhenesja e Perfaqesuesit te Larte te BE-se per ceshtje te politikes se jashtme dhe sigurise, Havier Solana, tha dje per BBC se Brukseli vlereson zgjedhjet e se dieles dhe pret qe pasi te numerohen votat te krijohet nje qeveri qe te funksionoje.

Cili eshte verdikti nga Brukseli per zgjedhjet ne Shqiperi?

Ne kete moment ne nuk mund te kemi nje verdikt, por ajo qe mund te themi eshte se ne mirepresim permiresimin e pergjithshem qe eshte arritur ne zgjedhjet qe u zhvilluan te dielen. Ne vecanti ne duam te theksojme se administrimi i procesit te zgjedhjeve ishte pozitiv. Megjithate ne duam te presim edhe pak per te pasur nje pikepamje me te pergjithshme.

Zgjedhjet po shihen si prove e kredencialeve demokratike te Shqiperise, cfare mendoni per keto kredenciale deri ne kete moment?

Mendoj se per Shqiperine zgjedhjet jane shume te rendesishme dhe ne jemi te kenaqur se udheheqja i mori ato shume seriozisht, organizimi dhe fakti qe vezhgimi po nxjerr vleresime pozitive deri tani. Pra, se pari, ne duhet te urojme popullsine e vendit per angazhimin ne nje proces qe ne deshironim qe te ishte i drejte dhe transparent, qe ne mendojme se ashtu ishte. Megjithate ne do te presim edhe pak me shume per te pasur nje vleresim te pergjithshem. Ne e kuptojme dhe e vume re se udheheqja e mori kete proces zgjedhor shume seriozisht.

A keni ndonje shqetesim per ditet ne vazhdim?

Ne do te deshironim shume qe te gjitha aspektet qe misioni vezhgues i ODIHR-it po ve ne dukje te merren ne shqyrtim, dhe ndoshta pas kesaj ne do te mund te bejme komente me te qarta.

A keni ndonje porosi per udheheqesit politike ne Tirane?

Mesazhi eshte gjithnje se zgjedhjet jane nje moment per te qene pozitiv, sepse eshte populli qe shpreh deshirat individuale dhe pozicionet individuale. Prandaj udheheqja duhet te jete e hapur, duhet te garantoje qe pasi te numerohen votat te krijohet nje qeveri qe te funksionoje, qe te respektoje vullnetin e popullit dhe qe te kete nje perparesi te qarte, ate te perparimit drejt Bashkimit Evropian. Dhe kjo perparesi eshte shume e rendesishme sepse ne mendojme se ajo duhet te ndertohet mbi zbatimin e reformave perfshire cdo gje qe lidhet me kapacitetin administrativ. Reformat ekonomike dhe politike, mendoj une, do te jene gjerat me te rendesishme qe qeveria e re do te duhet te prodhoje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›