Muho: Kërkesa për shkarkimin tim shkelje ligji, masa në 2003 e ezauruar
TIRANË- Ilirian Muho anëtari i LSI-së në KQZ, për të cilin Kuvendi është duke zhvilluar një seancë me qëllim që ta shkarkojë nga detyra, sqaron situatën e krijuar për News 24 në rubrikën “Opinioni”.
Sipas Muhos është transformuar kërkesa fillestare e paraqitur nga PD, për shkarkimin e tij.
“E kam ndjekur dhe unë me vëmendje këtë seancë kam parë se si është transformuar kërkesa për shkarkimin tij, fillimisht kishte si kriter prishjen e balancave tani i janë shtuar akuza në lidhje me personin tim kur kam qënë prokuror në Fier”, tha Muho.
Muho u shpreh se akuzat e ngritura në Kuvend janë të pavërteta dhe se shkarkimi i tij në 2003 nuk e pengon për të ushtruar detyrën e anëtarit të KQZ.
“Kjo masë është ezuauruar në vitin 2008, nuk kam pasur më pengesa ligjore që të mos ushtroja detyrën time”, thotë ai.
Lidhur me shkarkimin e tij Muho sqaron se, “Në CV kam treguar përvojën e punës. Kanë qënë në dijeni që në vitin 2003 kam qenë prokuror i shkarkuar. Në momentin që kam pranuar kandidimin nga forca politike kam gjykuar se plotësoj kushtet sipas nenit 12”, tha ai.
Muho shton se, “Nëse kërkesa do bazohej në një nga pikat e nenit 18 cështja do ishte e thjeshtë. Rasti që pretendohet se është shkelur ka të bëjë me prishjen e balancës. Pra nëse është prishur balanca të mblidhemi dhe ta rregullojmë atje ku prishet, jo të cënohet KQZ”, tha ai.
Ilirian Muho shprehet se politika duhet të rrijë larg KQZ-së. “Ky institucion duhet të jetë i cliruar në vendimmarrje nga ndikimet dhe të bazohet tek ligji dhe vetëm tek ligji”.
“Tërheqja e vëmendjes nga ndërkombëtarët ka të bëjë pikërisht me faktin se ky është një institucion apolitik”, tha Muho ndërsa nënvizoi se ky arsyetim për anëtarët e KQZ-së kompromenton edhe procesin zgjedhor.
(m.a/BalkanWeb)