E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga idhullit të fëmijëve, Pipi çorapegjatës, sulmoi një person

KALIFORNI- Idhulli i fëmijëve Pipi çorapegjata ka përfunduar në burg.

Aktorja Tami Erin që interpretoi vajzën simpatike me flokë të kuqe në filmin e vitit 1988 “Aventurat e reja të Pipi çorapegjatës”, është arrestuar në të vërtetë pasi ka sulmuar bashkëjetuesin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliforninë e Veriut, ndërkohë që lajmi bëhet i ditur nga sajti TMZ, sipas të cilit ka qenë një fqinj i saj që ka lajmëruar policinë, pasi ka dëgjuar thirrjet për ndihmë nga shtëpia aty pranë.

Mësohet se policia e ka arrestuar për një natë Pipin, ndërsa në mëngjes ajo është liruar me kusht.

Tami Erin është tashmë 38-vjece. Që pas suksesit në fëmijërinë e saj me filmin ku interpretoi Pipin ajo nuk ka arritur të bëjë më bujë në botën e artit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›