E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muho: Pretendimet e PD-së për Lezhën janë të padrejta

muhoPërfaqësuesi i LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho deklaroi se bllokimi i shpalljes së rezultatit për qarkun e Lezhës, ka bllokuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Nga përfaqësuesit e PD u pretendua se për 10 qendra votimi rezultati i sjellë nga grupet e numërimit të votave është i falsifikuar. Ne nuk i hymë këtij lloj diskutimi se e gjykonim të parakohshëm një diskutim të kësaj natyre. Nuk mund ta paragjykonim nëse ishte i vërtetë ose jo por i kërkuam KQZ të shpallte rezultatin për qarkun e Lezhës dhe nëse ka kontestime të kësaj natyre, subjektet duhet ta bëjnë në fazë ankimore. D.m.th paraprakisht të shpallej rezultati dhe më pas subjektet të gjitha pretendimet e tyre duhet ti ngrinin në moment.

Lezha në kuptimin e vonesës është arsyeja për vonesën në shpalljen e rezultatit përfundimtar për zgjedhjet e 23 Qershorit. Siç u bë e qartë dhe sot, por unë shpreh bindjen time se dhe për qarqe të tjera certifikimi ka qenë i vonuar, ka pohuar ai për News 24.

Pyetjes sesi u justifikua kjo vonesë, Muho tha se KQZ e justifikoi me ngarkesën e madhe në punën e administratës.

Kurse lidhur me kërcënimet që z. Kosovrasti deklaron se ka marrë në adresë të tij, z. Muho tha se: Përmbajtja që u lexua ishte kërcënuese. Në fjalën e tij z Kosovrasti kërkoi që ne të tregohemi të përgjegjshëm për deklaratat që bëjmë në KQZ sepse mund të përdoren. Por kjo të mbahet parasysh dhe nga Kosovrasti dhe persona të tjerë pasi nëse do sjellim në kujtesë se z Kosovrasti ka etiketuar deri dhe killera disa persona me emër e mbiemër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›