TemA TV/ Ankesat për Lezhën, Njazi Kosovrasti: Kam marrë SMS kërcënuese për familjen (VIDEO)
Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, ka deklaruar se është kërcënuar me anë të dy mesazheve nga familja.
Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Gjakun dhe djersën tonë e lan vetëm familja tënde. Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve, do të them mendimin tim, deklaroi Kosovrasti.
Kërcënimet ndaj këtij të fundit, sipas Kosovrastit, kanë të bëjnë me deklaratat e tij në KQZ, se në qarkun e Lezhës ka pasur manipulime.
Kosovrasti kërkoi ditën e sotme hapjen e 10 kutive të qarkut të Lezhës, të cilat, sipas tij, janë manipuluar.
Ky manipulim ka ndodhur nga tre personazhe me detyrë në KZAZ-në nr. 13, kryetarja Alketa Hoxha, përfaqësuese e PS-së, që ka qenë dhe dorëzuese e materialit në KQZ, e shoqëruar nga sekretari i komisionit, Aleksandër Gjonmarkaj(PD) dhe nënkryetari Gjovalin Gjeloshi(PD). Këta të tre janë manipulatorë dhe duhet të jenë pjesë e një gjykimi që duhet të vazhdojë me vendimmarrjen e KQZ-së, u shpreh Kosovrasti./b.l
