Muka: Ishte vetem nje aksident
Vlore-Protagonisti kryesor i ngjarjes se ndodhur ne Himare, Ilir Muka, ka rrefyer ne Gjykaten e Vlores, momentet sesi ndodhi aksidenti, nga i cili humbi jeten 36-vjecari Aristotel Guma, nga Himara. Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Fuat Muka, ka degjuar 8 personat e akuzuar per ngjarjen e Himares. Prokurori i ceshtjes Dritan Marku ka lexuar dinamiken e ngjarjes se ndodhur rreth ores 20.00 te mbremjes se te enjtes. Nga veprimet hetimore, prokurori ka pohuar se pese djemte Ilir Muka, Bledar Meminaj, Aleksander Gjoka, Andi Kotori dhe Juxhin Mustafaraj, te cilet udhetonin me automjetin tip Audi A3, me ngjyre gri, me targa angleze, i drejtuar nga Ilir Muka, fillimisht kane debatuar me 36-vjecarin Aristotel Guma, banor i Himares, i cili udhetonte me motociklete ne drejtim te vendit te quajtur Himare-Fshat. Pas debatit, Guma eshte larguar me shpejtesi me motociklete, ndersa nga ana tjeter Ilir Muka qe drejtonte audin, i eshte vene ne ndjekje me shpejtesi. Ne vendin e quajtur “Avli” ne Himare-Fshat, Muka e ka goditur Gumen me automjet, duke i shkaktuar vdekjen ne vend. Pas kesaj ngjarje, 20-vjecari Muka bashke me shoket e tij qe ndodheshin ne makine, kane lene automjetin ne vendin e quajtur “Perroi i Vishes” dhe jane larguar duke ju shmangur policise. Sipas prokurorit, Ilir Muka, banues ne lagjen “Uji i ftohte” te Vlores, dyshohet se e ka goditur me dashje, per ta vrare, viktimen Aristotel Guma dhe ne keto kushte atij i atribuohet vepra penale e “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 te Kodit Penal. Por gjithesesi, gjithcka eshte ne kuadrin e dyshimeve, pasi hetimet e prokurorise ne vazhdim, do te saktesojne nese ka qene nje ngjarje aksidentale apo e qellimshme. Ne keto kushte prokurori Marku, ka kerkuar masen e sigurise burg pa afat, per 20-vjecarin Ilir Muka, mase e pranuar edhe nga gjykata.
Rrefimi i Ilir Mukes
I pandehuri kryesor i ngjarjes, Ilir Muka, gjate rrefimit ne gjykate eshte shprehur se “gjithcka ka ndodhur aksidentalisht. “Une u kerkoj ndjese te afermve dhe familjareve te tij. Nuk ka qene asgje e qellimshme apo politike sic eshte thene, ishte vetem nje aksident”. Ai ka shpjeguar ne menyre te detajuar te gjithe ngjarjen e asaj dite. “Mbasi shkembyem fjale te karburanti, Guma ishte pas nesh me motor dhe ne shau se pse ulem shpejtesine menjehere, sepse ai ishte shume prane nesh. Me pas ai u largua me shpejtesi me motor, ndersa edhe ne po udhetonim po me shpejtesi per ne Vlore. Guma ben disa manovra me motor para makines sone dhe ne nje moment kthese te gjere, ai gaboi ne manovrimet e drejtimit te motorit dhe si pasoje ne perplasemi me motorin e tij. Gjithcka ndodhi sa hap e mbyll syte. Me tej, tha Muka, do flas ne seancat e radhes. Avokati i te pandehurit, eshte shprehur se gjithcka ka qene aksidentale dhe nuk duhet t’i jepet ngjyrime politike. Ai ka kerkuar lehtesim te mases per Muken, pasi ai eshte vetedorezuar ne polici.
Rrefimet e te pandehurve te tjere
Per te pandehurin tjeter Endrit Salataj, prokurori ka kerkuar masen e sigurise arrest ne burg pa afat. Sipas akuzes, Salataj akuzohet per dhenie ndihme te autorit te krimit, per t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Kjo mase eshte pranuar me pas edhe nga gjykata. Salataj, ka deklaruar se eshte i pafajshem dhe se nuk ka ditur asgje per ngjarjen. “Jam marre ne telefon nga shoket. Me kane thene qe te vija t’i merrja te gurorja se u ishte prishur makina. Keshtu bera, shkova dhe mora Muken. Nuk me tha cfare kishte ndodhur, por me tha ta coja ne Jale. Kur mberritem ne Jale me tregoi se cfare kishte ndodhur. Ne kete moment njoftuam policine. Une u largova per ne shtepi, duke i thene policise se nese do te duhesha per t’u pyetur isha i gatshem”. Ky ka qene rrefimi i Endrit Salatajt, para trupit gjykues. Ai eshte habitur per vendimin e marre nga gjykata, e cila vendosi arrest ne burg pa afat. Avokati i tij, e ka cilesuar te paligjshem arrestimin e klientit te tij dhe masen e sigurise, duke pretenduar se s’ka asnje lidhje me ngjarjen.
Ndersa per 6 te arrestuarit e tjere, gjykata ka dhene masa sigurie me afat disa ditor. Keshtu per te arrestuarin Bledar Meminaj, prokurori ka kerkuar si mase sigurie arrest ne burg me afat nje mujor, ndersa gjykata vendosi burg me afat 20 dite, me akuzen e perkrahjes se autorit te krimit. I pandehuri ka reaguar duke u shprehur se gjithcka ka qene aksidentale dhe se ai ka qene thjesht pasagjer. Per te arrestuarin tjeter, Aleksander Gjokaj, eshte kerkuar nga prokuroria caktimi i mases se sigurise arrest ne burg me afat nje muaj, ndersa edhe per te gjykata vendosi te qendroje 20 dite ne burg. Gjokaj nuk ka pranuar akuzen dhe eshte shprehur se eshte i pafajshem sepse ka qene thjesht pasagjer dhe se eshte vetedorezuar ne polici, si dhe gjithcka sipas tij ka qene aksidentale. Per Andi Kotorin, prokurori kerkoi arrest me burg 1 muaj, ndersa gjykata vendosi qe ai te qendroje 20 dite ne burg, i akuzuar si perkrahes i autorit te krimit. Edhe Kotori, si shoket e tij, eshte shprehur se ishte thjesht pasagjer dhe se aksidenti ka ndodhur nga nje veprim i gabuar i drejtuesit te motocikletes. Per te arrestuarin tjeter, Juxhin Mustafaraj, prokuroria kerkoi arrest ne burg me afat l muaj, ndersa gjykata vendosi arrest ne burg me afat 15 dite. Ndersa per dy te arrestuarit e tjere, Dijon Bushi dhe Fabion Jahaj, prokurori ka kerkuar si mase sigurie garanci pasurore prej 600 mije lekesh, ndersa gjykata e ka rritur kete mase garancie ne 1 milion leke.
Ornela Hila
Vendimet e gjykates
Ilir Muka, burg pa afat
Endrit Salataj, burg pa afat
Bledar Meminaj, burg me afat 20 dite
Aleksander Gjokaj, burg me afat 20 dite
Andi Kotori, burg me afat 20 dite
Juxhin Mustafaraj, burg me afat 15 dite
Dijon Bushi, garanci pasurore 1 milion leke
Fabion Jahaj, garanci pasurore 1 milion leke