Dzeko: Dua vetëm Juven, Volfsburg po më burgos
Drejtuesit e klubit nuk po i respektojnë premtimet që më bënë në sezonin e kaluar, gjatë fillimit të fazës përgatitore. Vjet m’u kërkua që të qëndroja edhe për një vit. Në rast se Milani do të vazhdonte të ishte i interesuar për mua, këtë verë do të isha larguar. Edin Dzeko e ka përsëritur në çdo rast që i është dhënë mundësia, se kërkon të luajë në Itali duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Por ankesat e sulmuesit boshnjak janë injoruar deri tani nga Volfsburgu. Pikërisht ky fakt e ka shtyrë 24-vjeçarin që të tregojë realitetin se çka po përjeton në klubin e sponsorizuar nga gjigandi i konstruktorëve gjermanë automobilistikë, “Volksvagen”. “Jam shumë i nervozuar me Volfsburgun, - deklaron Edin Dzeko për ‘SportBild’. - Drejtuesit e klubit nuk po i respektojnë premtimet që më bënë në sezonin e kaluar, gjatë fillimit të fazës përgatitore. Vjet m’u kërkua që të qëndroja edhe për një vit.
Do ikja te Milani
Në rast se Milani do të vazhdonte të ishte i interesuar për mua, këtë verë do të isha larguar. Megjithatë edhe gjatë kësaj merkatoje, kuqezinjtë erdhën të bisedonin me mua, por ata nuk kanë qenë të vetmit që këmbëngulën për shërbimet e mia. Klubi që më ka bërë me të vërtetë përshtypje është Juventusi, pasi beson verbërisht në aftësitë e mia. Por çdo ofertë e bardhezinjve, të cilat kanë qenë tepër serioze, është refuzuar nga drejtuesit e skuadrës sime. Motivi i këtyre refuzimeve? Menaxheri i Volfsburgut, Diter Hënes, më ka theksuar se marrëveshja verbale që bëmë bashkë në sezonin e kaluar nuk është më e vlefshme, ndaj mua më duhet të qëndroj si i burgosur në këtë skuadër. Tani nuk e di më se çfarë të mendoj për të ardhmen time, – vazhdon deklaratën e tij Dzeko. – Ndihem mjaft i lodhur së luajturi në Bundesligë, sepse dëshira ime është të vazhdoj karrierën në Serinë A, në një skuadër të madhe si Juventusi, ku do të kisha mundësinë të fitoja tituj të rëndësishëm.
Ofertat
Klauzola ime prej 40 milionë eurosh nuk do të përbëjë një pengesë të madhe që unë të transferohem, sepse menaxheri im më ka konfirmuar se deri tani kanë ardhur shumë oferta të afërta me atë shifër, por është Volfsburgu që nuk pranon të më lërë të vazhdoj ëndrrën time. Nuk e di, por realisht ndihem i burgosur në këtë klub, edhe pse nuk dua të bëhem pesimist. Sidoqoftë, unë vazhdoj të ëndërroj se brenda 31 gushtit, datë e mbylljes së merkatos, unë do të jem bashkuar me Juventusin. Të tjera skuadra të mëdha që janë interesuar për mua? Përveç Mançester Sitit për të cilin është përfolur shumë, në orët e fundit ka qenë edhe Bajerni i Mynihut, por ëndrra ime, e ritheksoj, është Juventusi dhe Seria A”, përfundon boshnjaku Edin Dzeko.
Eriskon: Beckham meriton respekt
LONDËR - Tani në moshën 35 vjeçare David Beckham është shumë i vjetër për të bërë pjesë në Kombëtaren Angleze. Ky është edhe mendimi i trajnerit të "tre luaneve" Fabio Kapello të cilin e ka bërë të ditur pas miqësores së javës së kaluar kundër Hungarisë. Por ajo që ka krijuar më shumë polemika dhe që ka bërë të diskutohet është mënyra se si ka ardhur ky përjashtim për mesfushorin e Los Angelos Galaxy nga ana e trajnerit.”Beckham meriton respektin më të madh të mundshëm sipas meje nësë është në formën më të mirë edhe tani që është shumë i vjetër është një lojtar shumë i mirë dhe një lojtar që mund ta ndihmojë skuadrën”. Kështu ka deklaruar Sven Goram Erikson i cili ka qënë trajner i Kombëtares Angleze nga viti 2001 deri ën vitin 2006.
Ozil drejt Real Madridit
MADRID - Real Madrid pret të kompletoj transferimin e mesfushorit të Verder Bremenit, Mesut Ozil brenda 24 orëve të ardhshme, ka shkruar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Sipas Marcas, lojtari i kombëtares gjermane tashmë ka arritur marrëveshje me gjigantin madrilen ndërsa tani mbetet të sqarohen detajet financiare me klubin gjerman. Real fillimisht ofroi 9 milionë euro mirëpo u refuzua nga Werder ndërsa tani thuhet se ka rritur ofertën në 14 milionë euro. Ozil ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Verderin.
Mourinho ironizon Kaka për dëmtimin
MADRID - Dëmtimi i brazilianit Kaka nuk e tremb teknikun e Real Madrid, Jose Mourinho. Edhe pse ai do qëndrojë rreth 4 muaj larg fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë, portugezi nuk mendon se kjo do ta pengojë skuadrën e tij, madje zgjedh ironinë për të komentuar dëmtimin. “Nuk mund ta ndryshojmë gjurin. Nëse do kisha mundësi do t’i jepja timin dhe unë do qëndroja në pankinë”, thekson Mourinho. Në vijim ai shtoi se kur Kaka të rekuperohet, skuadra do ketë kryer një blerje të rëndësishme por me kosto zero. Ndërkohë Kaka pret muajin nëntor kur do të kthehet në fushë.
Portugali, Nani ka kërcenuar me vetvrasje!!
PORTO - Tranjeri i Portugalisë, Karlos Queiroz, ka zbuluar se anësori Nani, ka kërcënuar se do të vetvritej po që se nuk do të përfshihej në skuadrën e Kampionatit Botëror. “Ai e mori vesh menjëherë se është i lënduar, por ishin reaksionet e tij psikologjike ato që ishin ekstremisht të dhimbshme dhe komplekse. Kur shkuam për ta bërë rentgenin, Nani, në akt të dëshpërimit, e kapi dorezën e derës së veturës dhe tha: ‘Nëse më dërgoni atje, unë do të kërcej nga automjeti këtu rrëzë humnerës’”. “Ai ishte i përkushtuar. Pasioni i tij dhe dëshira për ta përfaqësuar Portugalinë nuk kishin kufinj. Ishte Botërori i tij, në moshën 22-vjeçare. Ai do të më pyeste: ‘Trajner, mi jep dy ditë, dy ditë dhe do të jem më mirë’. Ai refuzoi të pranonte se fraktura ekzistonte në këmbën e tij”, ka thënë Queiroz
Huntelaar mendon vetëm për Milanin
MILANO - Sulmuesi i Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, është duke menduar vetëm për sezonin e ardhshëm me ekipin italian. Huntelaar ka komentuar edhe disfatën e Milanit në Trofeo Tim nga Inter. “Nuk jam shumë i lumtur që ekipi u mposht në penalti, por ata ishin 45 minutat e para të futbollit garues të cilin e kam luajtur këtë sezon. Besoj se është e rëndësishme të luash gjatë para-sezonit, dhe mendoj se gjithçka ka shkuar mirë për ne, pavarësisht humbjes në penalti”. “Gjithçka ndihmon për të forcuar punën që po e bëjmë në Milanello. Për mua, ka qenë një javë e vështirë, por dua të jem i gatshëm për fillimin e sezonit”, ka thënë Huntelaar.
Maradona kërkon të stërvisë Aston Villa-n
LONDËR - Diego Maradona është i interesuar të stërvisë Aston Villa-n. Pohimi ka ardhur nga agjenti i tij, Walter Soriano. “Maradona dëshiron të transferohet në Angli dhe të bëhet trajneri i Aston Villa-s. I përlqen shumë klubi anglez dhe mënyra se si jetohet në atë vend”, është shprehur Soriano. “Do ishte shumë i lumtur të stërviste një klub të madh si Aston Villa”, shtoi ai. Ekipi është pa trajner që kur tekniku Martin O'Neill ka lënë detyrën javën e shkuar.
Tenis, Andy Murray më i miri në Toronto
TORONTO - Tenisti britanik, Andy Murray, e ka mbrojtur titullin e më të mirit në turneun Toronto Masters, pasi në finali mundi tenistin zviceran, Roger Federer me rezultat 2:0 në seta (7:5, 7:5). Takimi final Murray – Federer, ishte ndërprerë disa herë për shkak të shiut. Britaniku Murray është i katërti në listën ATP të tenistëve më të mirë të botës. Ai në gjysmëfinale mundi tenistin aktualisht më të mirë botëror, spanjollin Rafael Nadal. Fondi i shpërblimeve në Toronto ishte afro 2.5 milionë dollarë.
17 Gusht 2010