E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta (jo)serioze kunder korrupsionit Arton Konushevci

Perfaqesuesit e partive politike opozitare dhe ata te shoqerise civile thone se ne Kosoves nuk kane nje seriozitet dhe angazhim te duhur per te luftuar dukurite negative, sic eshte korrupsioni. Sipas tyre, institucionet, te cilat vete jane te korruptuara, nuk mund ta bejne nje gje te tille.
Anetari i Kryesise qendrore te Aleances per ardhmerine e Kosoves, Avni Arifi, thote se qeverisja aktuale nuk po krijon kushte te duhura per ta luftuar korrupsionin, madje, sipas tij, kreu i ekzekutivit ka arritur ta korruptoje luften kunder korrupsionit. “Qeveria ekzistuese, kryeministri Thaci, ia ka arritur qe ta korruptoje luften kunder korrupsionit. Me fondet per te mbrojtur te korruptuarit, me kerkesat e tyre qe te shkoje EULEX-i, sepse ka perfunduar pavaresia e mbikeqyrur, krijohet pershtypja se po krijohet nje lloj deshire qe te krijohet qofte nje balancim ne luften kunder korrupsionit, qofte nje korruptim ne luften kunder korrupsionit dhe me efekte te paparashikuara per popullin e Kosoves”, thote Arifi.
Mirepo, zyrtaret e Qeverise se Kosoves, thone te kunderten. Sipas zedhenesit te Qeverise se Kosoves Memli Krasnqi, pas shume vjetesh heshtjeje dhe toleromi, tashme ka filluar seriozisht te luftohet korrupsioni ne vend dhe dukurite tjera negative.
Krasniqi pohon se hetimet e fundit qe po zhvillon EULEX-i ne disa ndermarrje publike ne Kosove dhe arrestimi i disa zyrtareve nen dyshimin per korrupsion, jane hapat e pare ne drejt parandalimit te korrupsionit. “Besoj se eshte e qarte per secilin observues te zhvillimeve politike e sociale ne Kosove, por edhe per te gjithe qytetaret e Kosoves se lufta kunder korrupsionit perfundimisht ka filluar pas dhjete vjet heshtjeje, a mbyllje sysh e tolerimi ne nje forme, ndaj ketij fenomeni negativ”.
“Kjo qeveri ne bashkepunim me institucionet vendore dhe ato nderkombetare ka filluar luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar”, deklaron Krasniqi.
Po ashtu, Krasniqi tregon se te gjitha aksionet e deritashme jane aksione te Task-Forces Kunder Korrupsionit, mekanizem ky qe eshte iniciuar dhe themeluar nga Qeveria e Kosoves.
Zedhenesi i Qeverise, megjithate thekson se rezultatet e para kunder korrupsionit nuk mund te shihen brenda nje periudhe te shkurter kohore. “Kane kaluar dekada kur ne Kosove ka pasur nje instalim te nje pushteti korruptues, nje pushte i cili ne nje forme ose ne nje tjeter, e ka demtuar interesin publik per sa u takon aferave korruptive qe kane ndodhur”.
“Normalisht qe nuk eshte e mundur qe gjithcka te crrenjoset per nje muaj, e as per nje periudhe te shkurter. Rezultatet dhe hapat e pare qe jane ndermarre, kane dhene rezultatet e tyre konkrete”, shpjegon Krasniqi.
Edhe disa nga perfaqesuesit e shoqerise civile deklarojne se lufta kunder korrupsionit, ende nuk ka treguar ndonje rezultat konkret vec asaj, sic thone ata, deklaratave politike.
Merita Mustafa, menaxhere ne programin “Transparenca dhe anti-korrupsioni” ne Institutin Demokratik te Kosoves, punen e deritashme si te misionit evropian per sundimin e ligjit, EULEX, dhe te gjithe faktoreve relevant vendore, sa i takon luftes kunder korrupsionit e sheh me skepticizem te madh. “Perceptimi i publikut deri tash eshte se lufta kunder korrupsionit ende mbetet vetem nje lufte deklarative. Ndersa, sipas shume raporteve dhe sipas te dhenave nga zyrtaret nderkombetare, korrupsioni ben pjese edhe ne institucionet me te larta shteterore”.
“Verehet se ende nuk ka nje rezultat ne luften kunder korrupsionit, pra ende asnje zyrtar i larte nuk u denua. Perderisa nuk ka denime, ne nuk mund te presim se edhe do te kete renie te korrupsionit”, thekson Mustafa.
Ndryshe nga 1200 raste, qe aktualisht po i heton EULEX-i ne Kosove, 45 jane te nderlidhura me raste te korrupsionit, nderkohe qe vetem Zyra e Prokurorit te Posacem e ketij misioni thuhet se po heton 38 raste te dyshuara per korrupsion, ne nje nivel te larte. Nevoja per rezultate konkrete ne luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar ne Kosove, eshte theksua disa here edhe nga zyrtare te larte nderkombetare. RFE

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›