E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mukaj: Lufta për titull kampion është ende e hapur

Kapiteni

Tirana vijon të stërvitet me intensitet të lartë në Kemer të Turqisë dhe pavarësisht se grupit i duhet ende shumë punë për të gjetur parametrat optimalë, stafi është i bindur se kjo fazë përgatitore do të ketë efektet e saj pozitive për skuadrën. Tirana, edhe pse 13 pikë larg kreut, synon të bëjë mrekullinë, duke synuar pra fitimin e titullit. Kjo nuk është aspak e lehtë, por ku dëgjon argumentet e lojtarëve titullarë, pjesëtarëve të stafit teknik e drejtues, bindesh që Tirana ka të drejtë të shpresojë deri në fund. Për të gjithë, refreni është i njëjtë: “Gara është e hapur dhe fatet e titullit luhen dhe në javën e fundit”. Nisur nga kjo, lojtarë e drejtues i janë vënë punës për të rikuperuar diferencën me pikë ndaj Dinamos kryesuese, të cilën do ta presin në derbin e 24 janarit. Diferencën prej 13 pikësh ndaj kryesueses e sheh të madhe dhe aspak të favorshme, por ka besim se fatet e titullit do të luhen në javët e mbetura, duke qenë i bindur se Tirana mund të bëjë në fund mrekullinë. “Përvoja nga kampionatet e fundit dhe forca jonë reale na bindin se fatet e titullit luhen dhe në javën e fundit. Unë siguroj mbështetësit se ne do ta themi fjalën tonë me përgjegjësi në momentin e duhur, duke filluar që nga derbi i radhës. Kush e njeh Tiranën dhe forcën e saj e kupton se gara kërkon sakrificë deri në fërshëllimën e fundit”, përfundoi Muka.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›