Ancelotti: Ky ekip është i Abramovichit jo i imi
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se suksesi i klubit i takon pronarit Roman Abramovich.
Ancelotti është duke qëndruar në maje të tabelës së Premier Ligës pas fitores së thellë prej 7-2 ndaj Sunderlandit.
"Ekipi është i pronarit jo i imi. Unë jam i nderuar të përgatis këtë ekip. Ishte paraqitja më e mirë e jona e sezonit dhe pronarit i pëlqen ta shohë Chelsean ashtu siç edhe luajtëm".Do të më pëlqente të shoh Chelsean të luajë çdo ndeshje si kjo. Nuk e di nëse është e mundur, por do të përpiqemi", ka thënë Ancelotti.