E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kule: Status i vecante per mjeket

Kreu i Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" kerkon hartimin urgjent te nje statusi te vecante per bluzat e bardha.

Drejtoresha e QSUT-se, Gjeorgjina Kule reagon keshtu pas plagosjes se mjekut, Agron Ylli, i cili u qellua me thike ne qender te Tiranes, nga nje person, i cili kerkoi me force dhenien e fletes se kempit per bashkeshorten e tij.

Nderkohe mjeket kane nisur protesten e tyre dhe nderprerjen e punes per tre dite.

Protestes se bluzave te bardha do t'i bashkangjiten emrat me te njohur te mjekesise shqiptare, si dhe shefat e pavioneve, duke pezulluar te gjitha operacionet e planifikuara dhe konsultat e mjekut, pervec sherbimit te urgjences.

Bluzat e bardha kerkojne te mbrohet figura e mjekut, qe deri tani eshte pergjithesuar me anen negative te rasteve  te vecanta.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›