Mukja e të majtëve gris 5 majin - nderimi kthehet në akuza për grupe armiqësore
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka reshtuar as gjatë ditës së djeshme akuzat dhe kundër akuzat në drejtim të partisë së Ramës. Rama tha dje se “PS vuri ca kurora tradhëtie. Kurora tradhëtie ndaj popullit shqiptar”. “Kurora tradhëtie ndaj vullnetit të popullit shqiptar për të jetuar i lirë e me dinjitet, për të qenë zot i fateve të veta. Këtu u vunë kurora tradhëtie nga ata që betonuan në 21 Prill pushtetin e Kryeministrit Sali Berisha, në kundërshtim me Republikën parlamentare”, tha Meta. Me rastin e 5 majit, Meta nuk është ndalur duke e përdorur ditën e dëshmorëve për të shfryrë të gjithë inatin mbi Ramën dhe mbështetësit e tij në opozitë. ”Ky është një 5 Maj, i cili i ka ende të freskëta ato të plagë të mëdha, të hapura në natën e errët të 21 Prillit nga Sali Rama dhe Ramë Berisha, të cilët dhunuan Kushtetutën e popullit shqiptar, Kushtetutën që populli shqiptar e votoi me referendum, Kushtetutën ku populli shqiptar vendosi se sovraniteti i përket atij dhe askujt tjetër, Kushtetutën ku shqiptarët vendosën të jetojnë në një republikë parlamentare”, theksoi më tej Meta. Ai vuri në dukje se i ka kërkuar takim kryetarit të Partisë Socialiste, por që ishte tronditur dje kur kishte parë disa pasazhe nga libri i tij “Refleksione”, që e ka quajtur Luftën Nacional Çlirimtare, një luftë civile. “Merreni dhe referojuni, aty ai ka kërkuar nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste”, tha ai.