Mula-Cako, debate per psikologen

Tirane- Cifti i njohur Inva Mula dhe Pirro Cako, jane ne dileme per caktimin e kujdestarise se djalit te tyre, Anthony. Gjate seances se djeshme gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes, avokatet mbrojtes kane replikur me njeri-tjetrin, se kush do te ishte me i pershtatshem nga te dy prinderit per te mbajtur kujdestarine e djalit. Per te zgjidhur kete problem gjykata ka vendosur qe kushtet e pershtatshme per femijen, te vleresohen nga nje psikologe. Kerkesa e gjykates eshte pranuar nga ana e avokatit Sokol Como, mbrojtesi i Inva Mules, nderkohe qe kerkesa eshte refuzuar nga ana e mbrojteses se Pirro Cakos, Holta Kotherja. Pas shume debatesh, mbrojtesja e Cakos ka vendosur qe t'i pergatise psikologes, detyrat me shkrim. Ne seancen e radhes do te vendoset edhe psikologja qe do te jape konkluzionet e saj. Mesohet se ajo do te percaktoje edhe kushtet e pershtatshme, si ato ekonomike, familjare, ne menyre te tille qe djali i ciftit te njohur te jetoje pa probleme. Ne te njejten kohe psikologja do te shprehe edhe mendimet e saj, per sa i perket bisedimeve me djalin 14-vjecar.
Kerkesen per divorcin e ciftit e ka depozituar ne daten 1 prill te ketij viti, avokati i sopranos Inva Mula. Ne kerkesen e dorezuar ne Gjykaten e Tiranes, Mula argumentonte se martesa e saj e ka humbur kuptimin, per shkak se ata jetonin shume kohe te ndare. Nderkohe qe ne lidhje me ndarjen e tyre, Pirro Cako nepermjet mbrojteses se tij, ka shpjeguar se kjo lloj menyre jetese, ishte lene dakord nga vete cifti. Padia e depozituar nga Mula mban si objekt te saj, zgjidhjen e marteses. Edhe me heret per ciftin Cako-Mula, flitej se kishte probleme te natyres se tille, madje zera prane tyre kane konfirmuar qe me pare se ata ishin ndare, edhe pse jo ne rruge zyrtare. Gjate seances se pare te zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes, Mula ka refuzuar pajtimin me bashkeshortin e saj, duke argumentuar se ata jetonin prej kohesh te ndare. Nepermjet avokatit te saj Sokol Como, ajo ka shpjeguar se Pirro kishte pasur kohen e mjaftueshme ne dispozicion, qe te vendoste ne lidhje me divorcin.
Divorci
Kerkesen per divorc e ka depozituar ne Gjykaten e Tiranes sopranoja Inva Mula, e cila shpjegonte se martesa e saj kishte marre fund, per shkak se nuk jetonin prej kohesh bashke. Gjate seances se pare te zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes, Mula ka refuzuar pajtimin me bashkeshortin e saj.
Femija
Cifti Mula-Cako kane nje femije 14-vjec, te quajtur Anthony, i cili prej kohesh jeton me te emen ne France. Prej dy seancash mbrojtesi i Mules dhe i Cakos, kane replikuar per kujdestarine e djalit. Psikologja do te percaktoje edhe kushtet e pershtatshme, si ato ekonomike, familjare, ne menyre te tille qe djali i ciftit te njohur te jetoje pa probleme.