BSH, qeverise: Te ulet deficiti ne 2010
Banka e Shqiperise kerkon qe deficiti buxhetor i zmadhuar kete vit, te stabilizohet ne vitin 2010. Ne nje analize te fundit te zhvillimeve ekonomike ne vend, Banka e Shqiperise ka konstatuar se as ne buxhetin e rishikuar te 2009, nuk jane limituar shpenzimet e per pasoje deficiti buxhetor mbetet ne te njejta parametra. "Rishikimi ne rritje i nivelit te shpenzimeve publike dhe i deficitit buxhetor, parashikohet ta ruaje kete ndikim edhe per pjesen e mbetur te vitit 2009, nderkohe qe nje pozicion me i ekuilibruar fiskal per vitin 2010 do te reduktonte presionin mbi tregjet monetare, duke krijuar me shume hapesira per rritjen e stimulit monetar", ka bere thirrje autoriteti qendror bankar.
"Ashtu sic e kemi theksuar dhe me pare, rritja e deficitit buxhetor dhe e shpenzimeve publike, mbeshtet aktivitetin ekonomik ne kushtet e kerkeses se paket te ekonomise, por ajo shoqerohet edhe me tendencen rritese te normave te interesit te borxhit publik", lajmeron per efektet e zgjerimit te deficitit Banka e Shqiperise. Sipas saj politika fiskale ka vijuar te ruaje nje natyre ekspansioniste edhe gjate muajit korrik, ndonese me ritme me te moderuara. Te ardhurat buxhetore kane qendruar ne te njejtat nivele te realizimit te planit me muajt paraardhes - rreth 94 per qind - nderkohe qe shpenzimet jane permbushur me rreth 98 te planit, duke ruajtur te njejtin nivel me tre muajt paraardhes. Ky efekt ka favorizuar zgjerimin e deficitit buxhetor ne kete periudhe. Gjithashtu deficiti buxhetor eshte mbuluar ne masen 80 per qind nga financimi i brendshem, ku burimi kryesor i financimit kane qene te ardhurat nga privatizimi. Politika e huamarrjes se qeverise ka synuar rritjen e mases se borxhit, si per instrumentet afatshkurtra dhe per ato afatgjata. Mungesa e likuiditetit ne tregun e letrave me vlere te qeverise, e reflektuar ne kerkesen e ulet te pjesemarresve te tregut per keto instrumente, ka sjelle reduktim te stokut te borxhit brendshem te qeverise dhe rritjen e interesave te bonove te thesarit.