E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pas mjekut, tentova vetevrasjen"

Durres- Pasi ka ekzekutuar me tre plumba pistolete ne koke, mjekun radiolog te spitalit te Durresit, i dyshuari Ali Lorja ka tentuar vetevrasjen, por deshtoi ne sekondat e fundit. Shkak eshte bere mbarimi i fishekeve ne kreher dhe ne momentin e terheqjes se kembezes, karikatori ka qene bosh. Ky detaj ka dale dje, gjate seances se mases se sigurise, te zhvilluar ne masa te rrepta sigurie ne Gjykaten e Durresit.

Toga e shoqerimit ka sjelle paraditen e djeshme 46-vjecarin Lorja, duke e futur ne kafazin e hekurt, por seanca ka zgjatur vetem 10 minuta. Prokurorja Elena Bakellbashki ka lexuar akuzat e "vrasjes me paramendim" dhe "armembajtjes pa leje", duke dhene edhe faktet per ekzekutimin ne ambientet e laboratorit te mjekut Fatmir Thaci, 45 vjec. Ajo vuri ne dukje se nga marrja ne pyetje e te dyshuarit, shkak per ngjarjen eshte bere xhelozia dhe dyshimet se i ndjeri, ka pasur nje lidhje me bashkeshorten e vetehelmuar tre muaj me pare te Ali Lorjes. Gruaja e te dyshuarit punonte si infermiere ne spital dhe u flijua gjate momenteve te depresionit. Lorja eshte shfaqur i heshtur dhe i penduar, por nuk ka thene asnje fjale para trupit gjykues. Gjate hetimeve qe nisen prej dites se premte, kur ndodhi ngjarja, ka dale ne pah edhe fakti se 46-vjecari tentoi vetevrasjen pas krimit. Ai i ka thene mjekut se i kishte lene femijet jetime, e po keshtu do te mbeteshin edhe femijet e tij.

Trupi gjykues, i kryesuar nga Shpetim Reka, ka aprovuar kerkesen e organit te akuzes, duke lene keshtu ne burg Ali Lorjan, ne pritje te seancave te tjera gjyqesore, ku pritet qe i akuzuari te tregoje detajet qe e cuan ne ekzekutimin e mjekut Fatmir Thaci. Krimi ndodhi ne ambientet e spitalit te Durresit dhe perfshiu ne panik gjithe stafin mjekesor. Ekspertet gjeten 6 gezhoja plumbash ne vendngjarje, nga te cilet tre goditen per vdekje mjekun. Pas krimit dhe deshtimit te vetevrasjes, Lorja ka pranuar te vetedorezohet, duke hedhur armen pistolete tip "TT". Avokati i tij mbrojtes nuk ka folur per trupin gjykues, duke bere qe seanca te ishte e shkurter. Masa e sigurise eshte renditur ne seancat me te shkurtra te historise se Gjykates Durres, ku rendon nje akuze e rende si ajo e vrasjes.

Heshtja

Sapo eshte ndeshur me trupin gjykues, i akuzuari per vrasjen e mjekut ne zyren e tij te punes, nuk ka thene as edhe nje fjale ne seancen e njohjes me masen e sigurise. Edhe avokati mbrojtes nuk ka deshmuar mbi ate cfare ka ndodhur, duke pranuar ne heshtje masen e sigurise "arrest me burg".

Krimi

Ngjarja ka ndodhur mengjesin e se premtes ne spitalin e Durresit. Mjeku radiolog, njekohesisht edhe shefi i Radiologjise, Fatmir Thaci, u vra nga i dyshuari Ali Lorja. Shkak eshte bere xhelozia, pasi Lorja dyshonte se gruaja e tij infermiere, e vetehelmuar tre muaj me pare, kishte lidhje me mjekun.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›