Mullen: Strehimet e militantëve, kërcënim për stabilitetin

Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, ka deklaruar se vendstrehimet e sigurta të militantëve në Pakistan vazhdojnë të përbëjnë një pengesë të rëndësishme për arritjen e stabilitetit afatgjatë në Afganistan dhe Pakistan.
Duke folur para gazetarëve në Afganistan, admirali Mullen tha se administrata e Obamës vazhdon të nxisë autoritetet pakistaneze për të ndërmarrë hapa kundër rrjetit Hakani dhe militantëve të tjerë që strehoen në Pakistan.
Mullen tha se veprimet e grupeve militante gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit janë të vështira për t`u parashikuar.
Ai theksoi se talibanët duket të jenë dobësuar në disa fusha, ndonëse paralajmëroi se do të vazhdojnë me “vendosjen e pajisjeve të improvizuara plasëse dhe vdekjeprurëse”.