E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina akuzon ekstremistët islamikë për dhunën në Ksinjang

Autoritetet kineze kanë akuzuar ekstremistët myslimanë për dhunën në rajonin perëndimor të Ksinjangut ku si pasojë e dy incidenteve të ndodhura në qytetin Kashgar u vranë të paktën 18 persona.

Sipas deklaratës së qeverisë, nga hetimet e para të policisë rezulton se grupi që qëndron prapa dhunës, është trajnuar për eskploziv dhe armë zjarri në Pakistan, në kampin terrorist “Lëvizja Islamike e Turkestanit”.

Ndërkohë përplasjet etnike janë të shpeshta në Ksinjang.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›