Këshilli i Sigurimit diskuton për Sirinë

Gjermania ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për përkeqësimin e dhunës në Siri.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se forcat e sigurisë kanë vrarë afro 140 protestues të dielën, në një nga përleshjet më të dhunshme që nga shpërthimi i trazirave kundër presidentit Bashar al-Asad.
Dhjetëra të vrarë janë raportuar në qytetin Hama, pasi ushtria ka ndërhyrë me tanke.
Ndërkohë dhuna është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “është tronditur nga brutaliteti i qeverisë siriane kundër popullit të saj”.
Këshilli i Sigurimit ka pranuar kërkesën dhe pritet që mbledhja të fillojë gjatë ditës.
Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se është kërkuar ndërhyrja ushtarake në Siri.