Muller e do Championsin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller do ta donte ta shohë ekipin e tij duke e fituar Ligën e Kampionëve në stadiumin e tyre. F
inalja e këtij kompeticioni këtë sezon do të zhvillohet më 19 maj në stadiumin ‘Allianz Arena’ dhe përfaqësuesi gjerman e sheh këtë mundësi ideale për të festuar.
“Është diçka e veçantë këtë vit sepse finalja do të zhvillohet në stadiumin tonë. Natyrisht, ne duam ta fitojmë atë. Në shtëpinë tonë, do të ishte një ëndërr që bëhet realitet. Por, nuk duhet të ëndërrojmë shumë, por t’i përvishemi punës, për ta arritur këtë”, deklaroi Muller për tabloidin gjerman, Bild.