Mullet, nxënësit protestojnë për shkarkimin e drejtorit të shkollës

400 nxënës të shkollës së mesme “Ibrahim Hasmema” në Mullet kanë protestuar sot për shkarkimin e drejtorit të kësaj shkolle.
Të gjithë nxënësit e shkollës kanë lënë orët e mësimit në shenjë proteste duke kërkuar rikthimin në detyrë të drejtorit të shkollës i cili sipas tyre është shkarkuar për motive politike.
Ata theksojnë se do të bojkotojnë mësimin edhe në ditët në vazhdim derisa të rikthehet në punë drejtori i shkollës.
Në një prononcim për “Ora News” drejtori Gazmend Kukli e cilësoi si të padrejtë largimin e tij nga detyra duke shtuar se është shkarkuar për motive politike.
Duke e cilësuar shkarkimin e tij si tendencioz, Kukli ka theksuar se shkarkimi i tij ka ardhur pas përplasjeve mes tij dhe kryetarit të komunës Petrelë.
“Përballja ime me padrejtësisë dhe me kryetarin e komunës Petrel është edhe arsyeja kryesore e shkarkimit tim” theksoi Kukli.