Prezantohet kompania e katërt celulare

Plus është emri i kompanisë së katërt të tregut celular në Shqipëri. Kompania që pritet të dalë me sinjal fillimisht në zonën Tiranë- Durrës që në muajin qershor të këtij viti, ka bërë prezantimin e saj të parë publik. Shefi i bordit të aksionerëve tha se të qenët një biznes shqiptar është njëri nga prioritet e PLUS.
“Jemi e vetmja kompani shqiptare ne tregun e telefonisë mobile. Duke qenë e vetmja kompani shqiptare mendojmë se kemi edhe avantazhet përkatëse sepse të qenit lokal të gjithë e dinë se do të thotë shumë. Do të thotë se ti kupton se cfarë do tregu, ti kupton se cfarë i mungon tregut” tha Petraq Shomo.
Aksionerët e Plus, më kryesori posta e Kosovës dhe të tjerë sipërmarrës të njohur të tregut shqiptar kanë ambicjen për të investuar në këtë biznes 100 milionë euro. Deri më tani janë kontraktuar, me kompani të njohura botërore 35 milion euro për ndërtimin e infrastrukturës dhe blerjen e teknologjisë.
Adi Darsi