Mund të dimë se kur do të na bien flokët

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 22:30
Një grup i shkencëtarëve gjermanë, kanë mundësuar që të gjithë ata që duan të dinë se kur do t’i humbësh flokët, këtë ta mësojnë në internet falë një aplikacioni.
Aplikacioni është zhvilluar nga ekipi i doktor Adolf Klenk, specialist në fushën e rënies së flokëve në institutin Alpecin.
Faktori gjenetik është më i rëndësishmi, por edhe faktorë të tjerë si stresi në punë apo problemet në jetën sentimentale ndikojnë në rënien e flokëve.
“Baldness Calculator” i përgjigjet pyetjes “a do më bien flokët?” nëpërmjet përgjigjes nga ana juaj të 8 pyetjeve mbi moshën, aktivitetin fizik etj.