Mund te ndryshoje shqipja standarde
Qe nje mase njohurish apo informacionesh te marre statusin e dijes shkencore duhet te organizohet apo te trupezohet mbi baze te disa pohimeve qe ne nje nivel te caktuar pranohen si te verteta pa qene nevoja per tu vertetuar.
Pohime te tilla quhen aksioma. Nuk eshte e vertete qe aksiomat kane vlere vetem per shkencat e forta. Ato mund te kerkohen dhe te perdoren edhe te shkencat shoqerore. Nuk duhet te kete dije shkencore pa aksiomatizimin e njohurive.
Ky pohim i fundit eshte vete i natyres aksiomatike.
Edhe dija e sotme gjuhesore organizohet mbi baze te disa aksiomave qe i ka njohur dhe i ka formuluar pervoja me e mire boterore. Keshtu gjuhetari italian Gaetano Berruto ne manualin Fondamenti di sociolinguistika Bazat e sociolinguistikes botuar me 1995-en rendit nje liste me gjashtembedhjete aksioma per sociolinguistiken te cilat ne nje pjese te mire te tyre kane vlere edhe per gjuhesine ne pergjithesi.
Ne kete arritje sic do te ishte e natyrshme Berruto nuk eshte pa pararendes. Kjo kuptohet lehte prej referencave te shumta qe jep ne tekst pervec qe na tregon edhe vete se ne formulimin e gjashte prej aksiomave ai eshte frymezuar nga Hudson.
E gjej me vend te paraqes ketu natyrisht per te mbeshtetur kete diskutim disa nga aksiomat e Berrutos.
Aksioma nr. 9. Nivelet e sistemit gjuhesor jane te ndjeshme ne mase te ndryshme ndaj ndikimit te jashtem ndaj ndikimit te faktoreve shoqerore.
Nje shkalle e mundshme sipas Berrutos duke nisur nga niveli me pak i ndjeshem do te ishte kjo morfologjia sintaksa fonologjia leksiko-semantika dhe ne fund pragmatika gjuhesore.
Aksioma nr. 10. Njesite e niveleve te sistemit gjuhesor jane te ndjeshme ne mase te ndryshme ndaj ndikimit te jashtem.
Ketu autori jep nje tjeter renditje te niveleve te sistemit gjuhesor me te detajuar te paraqitur nga Mioni me 1988-en. Ne nje rend te kundert duke nisur nga niveli me i ndjeshem ne shkallen e Mionit kemi fonetika e fonologjia leksikologjia morfologjia derivacionale sintaksa morfologjia fleksionale dhe ne fund ortografia.
Pa u zgjatur ne analizen e shkallezimeve duke i paraqitur ne formen e pohimeve te shkurtra mund te perfundojme
Niveli me pak i ndjeshem i sistemit gjuhesor eshte niveli ortografik drejtshkrimi.
Njesia me pak e ndjeshme normalisht e paprekshme e sistemit te gjuhes eshte grafema shkronja.
Ketu duhet bere nje sqarim i natyres teknike. shte per tu dalluar qe mund te kemi ndryshime ne realizimin e nje njesie gjuhesore te caktuar mund te ndryshoje nje foneme apo nje fjale dhe ne kete rast me i ndjeshem duket sistemi fonetik shkalla e Mionit por mund te kemi edhe ndryshime te inventarit te njesive rritja e numrit te fonemave apo te fjaleve dhe me i ndjeshem ne kete rast paraqitet niveli leksikor shkalla e Berrutos.
Ne nivelin grafematik gjendja paraqitet e tille ne nje gjuhe mund te ndryshoje inventari i grafemave alfabeti latin eshte pasuruar me pese shkronja por nuk mund te ndryshojne dot grafemat ne vetvete. Kjo kuptohet ka vlere relative flasim ne raport me kohen e standardizimit dhe nuk kemi parasysh evoluimin e grafemave deri ne castin kur krijohet ai qe quajme alfabet latin.
Le te diskutojme tani per nivelin ortografik konkretisht per qendrimin ndaj rregullave te drejtshkrimit te gjuhes shqipe. Per te thjeshtuar problemin po shenojme me termin njesi rregullin si te tille ndersa teresia e rregullave do te perbente inventarin e njesive.
Sipas ndarjes qe pame me siper duhet te themi se eshte tjeter gje te ndryshoje inventari i njesive ne rastin tone numri i rregullave te drejtshkrimit te gjuhes shqipe dhe tjeter gje te ndryshojne njesite ne kete rast rregullat vete.
Ne qofte se flasim per ndryshim rishikim te drejtshkrimit te gjuhes shqipe duhet te nenkuptojme ndryshime te nivelit sasior pakesim ose rritje te numrit te rregullave dhe jo ndryshime te thelbit te njesive jo ndryshime te rregullave te drejtshkrimit. Pas njesise grafemore eshte njesia ortografike pjesa me pak e ndjeshme e sistemit gjuhesor sado qe ne pamje te pare nuk duket keshtu.
Mund te duket sikur rregullat e drejtshkrimit te nje gjuhe jane pjesa ku faktori subjektiv mund te nderhyje ne cdo rast me pak e mbrojtur nga ligjesite e zhvillimit te brendshem te gjuhes por nuk eshte keshtu. Vecse edhe ketu duhet ti referohemi castit te standardizimit.
Deri ne castin e standardizimit rregullat e drejtshkrimit jane ne duart e forcave planifikuese diskutohen e formulohen nga specialistet dhe mund te kete vend per ndikim te faktorit subjektiv por deri ne ate mase sa te mos dhunohen ligjesite e organizimit dhe zhvillimit te brendshem te gjuhes. Ndersa pas miratimit eshte casti i standardizimit ato rregulla jane te paprekshme. fare i ben rregullat e drejtshkrimit dhe jo vetem ato te paprekshme
Jane vete funksionet e gjuhes. Pervec qe formeson idete gjuha i transmeton ato dhe vendos marredheniet shoqerore.
Per te realizuar keto funksione gjuha perdoret ne dy forma ne formen e folur vendos marredhenie te drejtperdrejta ne vend dhe kohe dhe formen e shkruar marredhenie ne largesi ne vend dhe ne kohe. Dinamika e zhvillimit te ketyre dy formave nuk eshte e njejte.
Gjuha e folur eshte vazhdimisht ne levizje ne zhvillim te panderprere ndersa gjuha e shkruar nuk u pergjigjet ketyre zhvillimeve nuk ka lidhje organike midis te folurit dhe te shkruarit dhe per pasoje lind dhe thellohet vazhdimisht nje hendek gjuha e folur largohet nga gjuha e shkruar.
Per shumekend do te krijohej keshtu nje problem i madh por qe duket sikur edhe zgjidhjen e ka shume te thjeshte mund te ndryshojme vazhdimisht rregullat e drejtshkrimit ne menyre qe ne cdo kohe gjuha e shkruar ti pergjigjet gjuhes se folur. Kjo eshte edhe kerkesa themelore e njerit prej parimeve qe mund te zbatohet ne organizimin e sistemit shkrimor te nje gjuhe kerkesa e parimit fonetik.
Parimi fonetik ne drejtshkrimin e nje gjuhe cdo tingulli-foneme ne te folur ti pergjigjet nje shkronje ne te shkruar duket sikur eshte ideali por ne te vertete nuk eshte ashtu. Ai ka vlere vetem ne castin e standardizimit me pas duhet braktisur.
Mosperputhja e gjuhes se folur me gjuhen e shkruar eshte dicka normale ne qofte se duam ta pranojme gjuhen per ate qe eshte. Ka disa gjera ne gjuhe qe ne pamje te pare duken sikur jane normale kur nuk jane te tilla dhe anasjelltas ka disa gjera qe jane normale e nuk duken si te tilla.
Nuk eshte vendi ketu te peshojme parimin fonetik ne raport me rivalet e tij parimi morfologjik apo historik por do te mjaftohemi me gjykimin e perparesive dhe mangesive qe parimi fonetik mbart ne vetvete.
shte e vertete qe zbatimi i parimit fonetik siguron perputhjen e normes shkrimore me ate te gjuhes se folur nje lloj ekonomizmi por nga ana tjeter rishikimi i herepashershem i normes drejtshkrimore per tiu pergjigjur kerkeses se parimit fonetik do ta gjymtonte gjuhen. Kjo praktike do ti cenonte gjuhes deri edhe funksionet e saj.
Gjuha duhet te vendose marredhenie edhe midis brezave te ndryshem duhet te transmetoje idete nga nje brez ne tjetrin te siguroje keshtu trashegimine. Pavaresisht zhvillimeve teknologjike gjuha e shkruar eshte mjeti me i mire per te siguruar komunikimin midis brezave per te percjelle pervojen nga brezi ne brez.
Per kete arsye ajo duhet te ruaje njejtesine e normes drejtshkrimore perndryshe pas tre ose katerqind vjetesh keto radhe qe po shkruhen sot ketu do te mund te lexohen vetem nga filologet e specializuar.
Nuk po zgjatemi me ceshtjet e levizshmerise apo qendrueshmerise ne njesite e niveleve te tjera te gjuhes per ti lene vend qendrimit te faktorit subjektiv ndaj normes.
Edhe per normen ne nivelin leksikor dhe ne nivelin gramatikor mund te diskutoheshin te njejtat probleme. Edhe ketu duhen ndare zhvillimet e njesive si te tilla morfemat dhe leksemat e ngritura ne norme nga zhvillimet ne inventarin e tyre.
shte e qarte se qendrueshmeria e njesive normative siguron unitetin dhe jetegjatesine e sistemit siguron marredheniet midis brezave ndersa ndryshimet ne inventarin e njesive bejne qe sistemi te mbetet i hapur dhe tu pergjigjet ne cdo kohe gjendjeve shoqerore te reja.
shte e kuptueshme se qendrimi ndaj normes ne nivele te caktuara te gjuhes percaktohet ne pergjithesi nga qendrimi ndaj vete variantit standard te kesaj gjuhe.
Ne kete nivel diskutimet ne lemin e shqipes nuk kane reshtur dhe ka bere vend ideja sikur faktori subjektiv ka nje rol te rendesishem madje vendimtar e perpunon nje standard nuk e perpunon e pranon nje standard nuk e pranon krijon nje standard te ri nderron nje standard me nje tjeter etj. por serish duhet kuptuar se nuk mund te jete aspak keshtu duke iu referuar gjithsesi castit te standardizimit.
Le te diskutojme disa ceshtje qe kane te bejne me natyren e standardit duke dashur te sqarojme se sa vend mund te kete ne kete mes faktori subjektiv.
Aksioma nr. 3 Nje gjuhe nuk eshte vecse nje teresi variantesh. Ajo ekziston vetem nepermjet varianteve.
Kjo do te ishte aksioma e pare e dijes gjuhesore.
Standardi nuk eshte vecse nje variant i nje gjuhe dhe perdoret prane nje morie te tere variantesh.
Ai gezon disa vecori qe e bejne te kete statusin dhe prestigjin e vet perkrah varianteve te tjera. Keshtu ndryshe nga dialekti nje nga rivalet kryesore standardi nuk haset ne gjendje natyrale por eshte prodhim i forcave shkencore planifikuese eshte si te thuash i gatuar nga nje dore.
Megjithate duhet kuptuar se forcat planifikuese nuk jane aq te lira ne vendimmarrjet e tyre sepse te pakten jane te detyruar te zgjedhin ndermjet pak mundesive.
Per rastin e shqipes teorikisht mundesite per te krijuar nje standard kane qene dhe jane keto
nje standard mbi baze te toskerishtes me sakte nga varianti letrar toske sepse standardi nuk krijohet drejtperdrejt nga dialekti
nje standard mbi baze te gegerishtes nje prej varianteve letrare gege
nje standard hibrid qe do te krijohej me perzierjen e elementeve te te dy dialekteve kete kishte parasysh at Gjergj Fishta kur thoshte gjuhe mushke
nje standard i importuar nga nje vend tjeter nuk do ta votonte asnje shqiptar.
Mbeten keshtu te pranueshme dy zgjidhjet e para por qe te dyja bashke krijojne edhe nje mundesi tjeter mundet pra qe te realizohen njekohesisht te dyja zgjidhjet e para dhe te zyrtarizohen ne kete menyre dy standarde greqishtja me sa dime e ka shmangur nje gjendje te tille megjithese atje nuk behej fjale per dy standarde te krijuara mbi baze te dy varianteve krahinore te ndryshme.
Personalisht kam frike se nga perdorimi i dy varianteve zyrtare do te kemi nje perfitim fare te vogel ne Eurofest ne nje te ardhme jo fort te larget kengetarja nga Toskeria do te marre piket e plota nga jurite e dy vendeve nga juria e Kosoves dhe nga juria e ... Gegnis.
Le te vazhdojme diskutimin mbi vecorite e standardit. Ndryshe nga dialekti qe perdoret vetem ne formen e folur standardi perdoret si ne formen e folur ashtu edhe ne ate te shkruar per me teper qe eshte edhe i normativizuar.
Me keto vecori standardi afrohet me nje tjeter variant rival me variantin letrar por nuk mund te jete kurrsesi i njejte as me te. Proven per kete na e jep vete shqipja. Historia e shqipes ka njohur disa variante letrare si toskerishtja letrare elbasanishtja letrare shkodranishtja letrare por asnjeri prej tyre nuk mund te barazohet me standardin.
Qe nje variant letrar te gezoje statusin e variantit standard duhet te fitoje disa vecori te tjera si te zyrtarizohet te behet i detyrueshem te mbuloje gjithe territorin etj.
Te gjitha keto fitohen vetem nese sigurohet nje mbeshtetje politike. Per kete arsye eshte thene se standardi eshte nje dialekt me sakte nje variant letrar i pajisur me nje pasaporte dhe me nje ushtri.
Standard qe te mos kete pasur nje mbeshtetje te caktuar politike nuk ka ndaj te diskutosh nje standard ne kete pikepamje cilado qofte politika qe e mbeshteti dhe e zyrtarizoi eshte njelloj si te kerkosh qe zezaku te mos jete i zi.
Aksioma nr. 4. do foles normal eshte ne gjendje te perdore dhe perdor te pakten dy variante te nje gjuhe.
Ne shoqerite e zhvilluara ose te pakten ne ato shoqeri qe kane pranuar perdorimin e nje varianti gjuhesor standard dygjuhesia behet nje dukuri normale.
Dihet se bartesit e nje gjuhe fitojne variantin dialektor si gjuhe te nenes dhe duke qene se asnje nga variantet dialektore nuk mund te jete i njejte me variantin standard duhet qe ata te perftojne edhe variantin standard si gjuhe e bukes.
Kjo vlen edhe per bartesit e atij varianti dialektor qe ka sherbyer si baze per ndertimin e standardit sepse pervec qe standardi nuk mund te jete i njejte me te edhe dinamikat e zhvillimit te dialektit dhe standardit jane te ndryshme dhe do te cojne pashmangshmerisht ne largimin e tyre ideja e dialekteve sekondare.
Pare keshtu eshte fals shqetesimi se bartesit e gegerishtes nuk e dime nese eshte shprehur ndonje shqetesim nga bartesit e camerishtes apo te laberishtes duhet te ndihen te kompleksuar ngaqe kane me teper veshtiresi per te perqafuar standardin. Shkurt ketu nuk mund te gjejme ndonje arsye per te nderruar standardin.
Megjithate eshte po aq e nevojshme te theksojme se edhe te konsideruarit e standardit si nje sistem i perfunduar i mbyllur eshte gjithashtu i gabuar. Njesite e normativizuara per te gjitha nivelet jane te paprekshme por inventari i tyre jo ndryshe gjuha nuk do tu pergjigjej kerkesave te zhvillimit.
Ne rritjen e inventarit te njesive qendron mundesia per pasurim jo per permiresim dhe nje nga rruget me te pershtatshme per kete qellim mbetet gjithmone ngritja ne norme e mjeteve qe vijne nga gurra dialektore.
Po ti permbahemi faktit se nje standard nuk ngrihet drejtperdrejt nga nje variant krahinor apo dialektor por nga nje variant i perpunuar mbi nje baze te tille atehere dalim te rendesia qe kane per jeten e standardit te pavleresuarit variante letrare mjerisht elbasanishtja letrare eshte braktisur plotesisht.
Perfundimisht nuk duhet te kerkojme rruge te reja per formimin permiresimin nderrimin as edhe per mbrojtjen e standardit por duhet thjesht ta njohim dhe ta levrojme ate te pranojme se ai mbetet nje sistem i hapur dhe te levrojme pa komplekse edhe variantet letrare qe me ndermjetesine tyre ky sistem i hapur te pasurohet natyrshem nga gurra dialektore.
Universiteti A. Xhuvani Elbasan