PD refuzon per here te dyte rezoluten e BE-se
Komiteti i Perbashket i Integrimit i cili u mblodh per dy dite ne Tirane verifikoi perfundimisht mungesen e vullnetit politik te qeverise shqiptare per ti dhene fund krizes se tejzgjatur te transparences se zgjedhjeve ne Shqiperi duke mos iu votuar amendimi i nje pike te Kodit Elektoral ku nderlidhet hapja e materialeve zgjedhore me djegien e kutive te votimit.
Europarlamentarja Doris Pack e cila ka shpenzuar vite te tera me krizat politike ne Shqiperi me sa duket e mori me lehte se sa duhej mungesen e sinqeritetit te Sali Berishes lidhur me kete krize i cili ka deklaruar disa here ne Bruksel dhe ne Tirane se eshte i gatshem te votoje cdo propozim ne Kod Elektoral qe vjen nga opozita.
Duke e marre seriozisht si te sinqerta deklaratat e Berishes europarlamentarja e cila eshte nje mike dhe mbeshtetese zyrtare e treshes Berisha - Meta - Pollo mendoi per nje moment tia bente te lehte punen miqve te saj duke propozuar qe palet te ndryshojne nenin 178 pika 6 qe parashikon djegien e fleteve te votimit ne rast se shqyrtohen kutite e materialeve te votimit.
Por befasia per europarlamentaren ndodhi pikerisht aty. Perfaqesuesit e shumices ne Komitet votuan kunder ketij propozimi duke e bllokuar miratimin e tij.
Nje jave me pare kryeministri Berisha ne tryezen e perbashket me Edi Ramen e kishte perseritur premtimin e tij se ishte i gatshem te shtynte djegien e kutive te votimit ne funksion te transparences.
Ai po ashtu ka bere disa deklarata te njepasnjeshme keto dy jave mbi gatishmerine e tij per te votuar cdo ndryshim te propozuar nga opozita.
Te parin ndryshim qe u propozua dhe qe sherben per te tejkaluar ngercin teknik qe krijohet nga ligji per transparencen e kutive Berisha e hodhi poshte. Kjo tregon qartazi jo vetem mungese te vullnetit politik per transparencen e zgjedhjeve por dhe nje qendrim shume te vetedijshem kunder cdo moderimi te legjislacionit qe do te beje te mundur qe cdo proces i ardhshem zgjedhor te jete transparent.
Komiteti mblidhet dy here ne vit nje here ne Bruksel dhe nje here ne Tirane dhe ky eshte rast i paprecedent qe ka deshtuar te dyja heret per te hartuar nje deklarate te perbashket mbi hapat qe duhet te ndjeke Shqiperia drejt BE-se.
Heren e kaluar ne pranvere te ketij viti ky Komitet deshtoi te hartoje nje rezolute ne Bruksel serish duke u votuar kunder nga shumica. Ne historine e vendeve qe kane aplikuar per BE ky eshte nje rast i paprecedent qe rezoluta e Komitetit te deshtoje per faj te pales aplikuese.
Nje rast jo i ngjashem por me rezultat te njejte ka ndodhur me Turqine por rezoluten e kane bllokuar eurodeputete greke per shkak te problemit te Qipros dhe jo palet turke ne Komitet.
Shqiperia eshte i vetmi vend aplikant per kandidat per BE i cili ka deshtuar dy here radhazi rezoluten e ketij Komiteti per shkak te shumices ne pushtet nje sinjal ky i frikshem per vullnetin real te qeverise shqiptare per tu integruar ne Evrope.
Pergjigja negative qe populli shqiptar do te marre me 9 nentor duke iu refuzuar aplikimi per vend kandidat per ne Bashkimin Europian i ka argumentet pikerisht tek kjo mungese e qarte e vullnetit politik te shumices per tiu nenshtruar standardeve te Perendimit per te cilen aplikon me fjale dhe e saboton me vepra.
Dhe per ta mbyllur si te mos mjaftonte vullneti politik kunder frymes se BE-se ne kete Komision europarlamentaret kane qene deshmitare dhe te mungeses se personalitetit te deputeteve te shumices ne kete Komitet.
Ata kane pare me sy te tyre se si deputetet e PD-se nuk pergjigjeshin dot direkt asnjehere ne asnje pyetje pa bere me pare nje telefon dhe mbi te gjitha kane demonstruar personalitet te dyfishte duke folur ndryshe me ta ne biseda te lira dhe ndryshe ne deklarata zyrtare.
Dhe sikur te mos mjaftonte kjo dilnin pastaj nga mbledhja e Komitetit me europarlamentaret dhe imitonin ciftin Selmanllari-Tartari kur dilnin nga prokuroria dhe thoshin te tjera gjera para prokurorit dhe te tjera gjera per publikun. Njesoj sic sillet dhe vete Berisha ne zyrat e Brukselit dhe jashte tyre.