Nentori 13 per here te pare artiste nga Kosova Maqedonia dhe Mali i Zi
Tirane 5 nentor NOA/ Milena Selimi - Nis sot ne oren 18.00 ne Muzeun Historik Kombetar ekspozita e pervitshme Nentori 13 ku do te marrin pjese artiste nga te gjitha trevat shqiptare.
Ekspozita tashme tradicionale Nentori 13 do te prezantoje punen me te mire te vitit nga 37 artiste shqiptare.
Ne edicionin e 18-te saj Nentori 13 per here te pare sjelle edhe artiste shqiptare te Kosoves Maqedonise dhe Malit te Zi.
Besim Tula kuratori i kesaj ekspozite shprehet se ky eshte nje zhvillim pozitiv dhe nje shkembim eksperiencash.
Kjo ekspozite eshte nje angazhim vjetor per secilin piktor dhe pas kaq vitesh duket se eshte arritur te kete nje lloj konkurrence te mire mes tyre. Duke pare ecurine e kesaj ekspozite mendoj se kemi arritur te kemi disa vepra te mira qe i prezantohen publikut thote kuratori Tula.
Kete vit realizimi i ekspozites eshte mundesuar fale mbeshtetjes se Programit Kulturor Zviceran.
Tula thote se pa kete mbeshtetje nuk do te kishin mundur ta organizonin kete ngjarje te madhe artistike.
Ekspozita Nentori 13 do te qendroje e hapur data 5 deri me 20 nentor ne Muzeun Historik Kombetar.
m.s/mit/NOA