Mundësia dhe nevoja për frontin opozitar
Nëse hiqet një paralele mes zgjedhjeve të qershorit dhe atyre të 1992, e përbashkëta ka gjasa të jetë vota plebishitare. Si atëherë, por tashmë me PD pjesë të problemit, nuk bëhet fjalë thjesht fjalë për rotacion rutinë por për rishikim apo ‘reebot’ sistemi sepse ky që kemi nëpër këmbë, pavarësisht etiketës së NATO apo aspirantit për në BE, tingëllon fyes për perëndimin. Sikurse më 1992, sërish del në pah nevoja ekzistenciale për votën e lirë, pronën e mohuar prej dekadash, shtetin ligjor dhe mentalitetin demokratik në qeverisje të cilat klasa politike e tranzicionit Luksi i dilemës! Opozita duhet të çlirohet nga hipnoza e fitores në ‘xhep’ (asat nën mëngë dhe alkimia elektorale e PD janë unike) ambicia e saj për fitore që mundëson reforma në kushtet e një ligji zgjedhor që pjell mazhoranca të brishta, presupozon unifikim të aksionit opozitar. Një lëvizje e ‘shkruar’, e imponuar nga një mazhorancë që të mbin në derë dhe ku çdo ngurrim apo iluzion nga çdo forcë politike që kërkon ndryshim pa bashkëpunim, shpie ujë në ‘mullirin’ e statu quo-së dhe kthehet në bumerang për të vetë. Ndërsa PS e bëri gjestin e saj me apelet për bashkëpunim, topi është tek AK dhe FRD për të demonstruar me vepra zellin për ndryshim. Ato nuk e kanë më luksin e dilemës, sepse njëlloj si më 1992, aleancat ideologjike janë inferiore ndaj aleancës për rregulla në demokraci. Për më tepër kur në tezat e PS spikasin çështja kombëtare, prona legale, integrimi dinjitoz i të përndjekurve, privatizimi efikas dhe transparent i ekonomisë etj., sensibilitete të djathta etj sikurse në vetë partitë e djathta vërehen teza me inspirim të majtë. Në qershor nuk është në lojë identiteti partiak (që nuk cënohet në një front pro-demokraci) por identiteti demokratik, pa të cilin ai partiak është i pavlerë. Dekalogu i zgjimit demokratik Bashkëpunimi PS-AK-FRD për Abc-në e demokracisë nuk duhet të paragjykohet si shkrirje dhe zhbërje e identitetit partiak, sepse të gjithë kanë nevojë për të gjithë pikërisht për simbolikën specifike që çdo parti bart. Vetëm përmes bashkëpunimit PSAK- FRD etj mundësohen: (1) krijimi i frymës dhe entuziazmit të duhur për ndryshim; (2) monitorimi dhe ruajtja efektive e votës, minimizimi i firove dhe alkimisë elektorale;(3) një zë autoritar dhe i besueshëm në perëndim në rast nëpërkëmbje të votës;(4) shpalosje efektive e mesazhit elektoral në massmedia dhe çdo njësi elektorale;( 5) shanset për fitore plebishitare si premisë për shndërrimin e retorikës opozitare në reforma reale;(6) partnership efektiv gjatë qeverisjes me perëndimin, pavarësisht ngjyrimeve politike, dhe mbështetje në reformimin mbi baza meritokracie të institucioneve;(7) gjasat për stabilitet social dhe mosparagjykim qeverisjeje si e majtë apo e djathtë teksa qeveria e koalicionit do të shihet si zëdhënëse e të gjithë shtresave duke nënkuptuar si mirëkuptimin për reformat ashtu dhe kohën e duhur për këtë qëllim;(8) gjasat për të margjinalizuar tentativat për ‘ngrirje buzëqeshjeje’ të pritshme nga PD dhe aleatët e saj në opozitë, si përmes adresimit dhe bërjes për vete të një pjese të elektoratit të PD, imunitetit ndaj spekullimit ideologjik, ashtu dhe përkrahjes perëndimore për kursin e reformave në vend;(9) krijimin e një klime tolerance dhe harmonie sociale teksa pretekset ideologjike dhe bashkë me to, ato krahinore apo historike, do të sfumoheshin si arsye për paragjykim në shoqëri; (10) gjasa për transparencë efektive dhe rivendosje drejtësie për çdo abuzim qeveritar për më tepër në prani të institucioneve deri më sot të paragjykuara të prokurorisë, gjykatës, presidencës etj. Opozita duhet të marrë iniciativën në dorë duke ngjizur kësisoj makthin dhe panikun e humbjes në kampin e mazhorancës, pa rënë më pre e lojës së saj të vetëkompleksimit. Me fokus kauzën e votuesit dhe zgjimin e demokracisë, është koha për të thyer akullin e bashkëpunimit opozitar dhe bërë realiste shpresën për ndryshim.
Prof. As. Dr artan Xh. Duka