Mundësitë energjetike të Kosovës tërheqin të huajt
06/10/2009 Forumi ndërkombëtar në ditën e dytë. Kompanitë, interes për energjinë termike, ujore
Burimet e energjisë duhet të shfrytëzohen me efektivitet, aq më tepër në kushtet e një krize globale financiare. Gjetja e investimeve të reja dhe të nevojshme për krijimin e impianteve të reja të prodhimit dhe sistemeve të integruara energjetike të rajonit të Ballkanit dhe Evropës Juglindore ishte një nga temat e Forumit Ndërkombëtar “Kosova-Mundësi Energjetike”, që u zhvillua dje. Forumi vazhdon sot me ditën e dytë të punimeve. Gjatë seancës së sotme do të përfaqësohen kompanitë ndërkombëtare dhe njëkohësisht institucionet shtetërore dhe kompanitë publike të Kosovës.
Interesi
Në ditën e parë të forumit ishin të pranishëm përfaqësues të kompanive më të rëndësishme prodhuese, transmetuese, tregtuese dhe të prodhimit të teknologjive energjetike nga vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Italia, Austria, Zvicra. Gjithashtu interes për këtë takim shfaqën edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare dhe bankare të pranishme në vendet e Evropës Juglindore. Përfaqësuesit e kompanive ndërkombëtare nga Austria, Italia, Zvicra paraqitën interesat e tyre për investim në burimet natyrore të Kosovës në energjinë termike, ujore, të erës. Nga ana tjetër, ata kërkuan që të bëhen rregullime ligjore dhe institucionale të nevojshme për bërjen të mundur të zbatimit të suksesshëm të projekteve. Marrëveshja për këtë forum është nënshkruar që në mes të shtatorit mes Konfindustrisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë. Vend të rëndësishëm zë paraqitja e reformave të rëndësishme institucionale dhe ligjore të kryera nga Qeveria e Kosovës e domosdoshme për zbatimin e projekteve energjetike dhe tërheqjen e investitorëve të huaj dhe financimeve ndërkombëtare.