Ndryshon regjistrimi i ndertimeve te paligjshme ne hipoteke
06/10/2009 Komisioni i Ligjeve merr në shqyrtim propozimet për ligjin e legalizimeve
Për ndërtimet e legalizuara për të cilat vetëdeklaruesi nuk ka shlyer pagesat financiare të pronësisë dhe të taksës vendore të ndikimit të infrastrukturës, shteti do të kryejë procedurat e regjistrimit, duke vendosur kufizim, i cili do të zgjasë deri në shlyerjen e plotë të pagesës. Ky është propozimi më i fundit që ALUIZNI solli përmes përfaqësueses së saj Jeta Velaj në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Ajo prezantoi para të pranishme të gjitha propozimet e Agjencisë lidhur me disa ndryshime të parashikuar nga qeveria për projektin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin pa leje”. “Institucioni i ngarkuar me kryerjen e procedurave të legalizimit të ndërtimeve informate ka përfunduar dokumentacionin ligjor dhe ka kryer procedurat e kualifikimit për 70 për qind të objekteve pa leje, për të cilat mbeten për t’u shlyer detyrimet financiare. Regjistrimi i kufizimit mbi këto pasuri të legalizuara do të garantojë moskryerjen e veprimeve me to deri në shlyerjen e detyrimeve financiare të legalizimit”, - shpjegoi ajo. Për objektet ekzistues dhe ndërtimet me leje që nuk i kanë të rregulluara raportet e pronësisë mbi truallin dhe të cilat kanë shtesa informale, ALUIZNI propozon që të bëhet kalimi i pronësisë së truallit në tërësi në përputhje me përcaktimet e këtij ligji. Shtesa është bërë për të rregulluar në tërësi raportet e pronësisë mbi truallin, në objektet ekzistuese apo objektet me leje, që kanë sipërfaqe shtesë apo ndryshim të funksionit të hapësirave. Mirëpo propozimet pritet të merren sot në shqyrtim nga komisioni, nëse ato do të kenë shoqëruar edhe firmën e ministrit që Financave, propozuesit të ndryshimeve në ligjin e legalizimit. Në të kundërt, ky komision do të miratojë projektin e qeverisë duke përjashtuar propozimet e mësipërme. Komisioni shqyrtoi dje propozimet e qeverisë për përdorimin e bonove të privatizimit si një formë pagese për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Gjatë diskutimeve të djeshme u saktësua që në të ardhurat e arkëtuara nga procesi i legalizimit, të cilat shkojnë në buxhetin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si fond për kompensimin financiar, përfshihen vetëm për të ardhurat e siguruara nga kalimi i pronësisë së shtetit drejt vetëdeklaruesit të i parcelës ndërtimore.
Llojet e pagesës
Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore të ndërtimit me leje në proces legalizimi bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Bonot e privatizimit të përftuara nga ish-të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Ndërkohë që taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare që lidhen me kalimet e së drejtës së pronësisë bëhen vetëm me lekë.
Pagesa me bono privatizimi
Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha me sipërfaqe mbi 500 m²; parcelat ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha me sipërfaqe mbi 300 m², sipërfaqet e trojeve të zëna me shtesa anësore pa leje në ndërtime me leje brenda vijave të verdha; për sipërfaqe mbi 100 m² çmimi i shitjes është sipas vlerës së tregut në çastin e kalimit të pronësisë dhe deri në 50 për qind të vlerës pagesa mund të bëhet me bono privatizimi.
Rimbursimi nga qeveria
Projekti i qeverisë parashikon përfitimin e lehtësirave të këtij ligji edhe nga personat që i kanë kryer pagesat për parcelat ndërtimore të ndërtimit pa leje, përpara hyrjes në fuqi të tij. Për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi apo rimbursimi ata duhet të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI-t brenda 3 muajve hyrja në fuqi e këtij ligji. Komisioni përcaktoi që procedurat dhe afatet e rimbursimit të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.
Miratimi i projektit
Komisioni i Ligjeve do të miratojë mbledhjen e sotme të gjitha ndryshimet e propozuara nga qeveria për ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin pa leje”. Sipas porosisë së kryetarit të Komisionit Ilir Rusmali, ky komision do të marrë në gjykim edhe propozimet e ALUIZNI-t vetëm nëse ato do të sillen së bashku me firmën e ministrit Bode. “Ndryshimet kanë faturë financiare. Duhet patjetër aprovimi i ministrit”, - tha anëtari i komisionit Enkelejd Alibeaj.